Konferenca me Ramën, Ministrja e Bujqësisë: 9.6 miliardë lekë mbështetje për bujqësinë, fermerët përfitojnë naftë falas

J L

Në konferencën e përjavshme për shtyp në Kryeministri ‘Ekonomia në fokus’, është foksuar në sektorin e bujqësisë.

Kryeministri Rama ka dalë para mediave me ministren Milva Ekonomi.  Në një panoramë të punës që ministrja bëri tha se eksportet e produkteteve bujqësore shqiptare janë rritur 145% krahasuar me vitin 2013.

“Raporti midis eksporteve dhe importeve ka ardhur duke u përmirësuar. Produktet shqiptare shkojnë sot në 75 vende të botës, deri në SHBA, Kinë apo Hong Kong. Produktet e peshkut në vendin tonë kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme, kanë arritur shifrën rekord të eksporteve prej 100 milionë eurosh.   Këto rritje erdhën nga investimet e zgjuara që ka bërë qeveria shqiptare në bujqësi. Kemi bërë investime në sipërfaqen e tokës arë për ujitje dhe kullim”, tha Ekonomi.

Më tej ajo shtoi se “Skema e përfitimit të naftës falas, çdo fermer që është i pajisur me nipt aktiv e përfiton falas. Sasia e naftës që merr si mbështetje duhet të përdoren. Siguria ushqimore ka të bëjë me një set praktikash. Ka të bëjë me një standartash. 9.6 miliardë lekë mbështetje për fermerët.  Sot kemi 400 veterinerë në të gjithë vendin. Ata ndjekin të gjithë tufën falas. Nga ana tjetër duhet të themi se kemi bërë një revolucion, numri i testeve është rritur me 54”.

Ministrja Ekonomi në  fillimt ë konferencës është shfaqur tejet e emocionuar në momentin e paraqitjes së shifrave.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Token e Divjakes ju dha francezit per “ferme energjitike”.
    Token e mallakastrioteve e shpronesuat per spitalin turk.
    Tokat e Shodres i ke nen uje 3 muaj dimri
    Dhelper e ramutit

  • Pra belat dhe shatat.kosat e preshajkat me nafte punojne or~Jerez te cuditeshem, ore pjella te “percartesise”..!? Nuk e dini se fshataret e shkretet qe ju “kumbaret e djallezise” I keni pagezuar “fermere”, punojne me mjete primitive..?! Bunqit e shkrete me 1-3 dynym toke per fryme quhen fermere..! Ah or “djaj te shekullit”..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *