Ndërsa vendimi i Bashkimit Europian në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do merret pas një muaji, presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka vendosur të ndërmarë dy vizita në këto dy vende ditën sotme.
Pas takimit që ka zgjatur rreth dy orë, kryeministri Edi Rama dhe presdenti i KiE Donald Tusk kanë dalë në një konferencë për mediat.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi Tusk si avokat të procesit të zgjerimit dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në BE.
Duke i akorduar Presidentit të KE “Yllin e Madh të Mirënjohjes”, si shenjë vlerësimi për punën e tij në procesin e integrimit, Rama tha se ai ndodhet në Shqipëri për të dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Rama tha: “Përtej të zakonshmes, jam shumë mirënjohës për vizitën e Presidentit Tusk, i cili rikthehet në Shqipëri dhe është sot këtu në funksion të asaj që ka qenë një prej pikave të palëvizshme të lidershipit të tij, procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Nga ana tjetër, më vjen mirë që sot pata ta falënderoj Tusk për gjithçka ka bërë dhe gjithashtu të ndaj me të një moment të veçantë për ne, duke i akorduar “Yllin e Madh të Mirënjohjes” dhe duke ndarë disa momente të rëndësishme jo vetëm simbolikisht në historinë e përbashkët mes dy vendeve.
Më vjen mirë ta nënvizoj edhe qartësinë në të cilën presidenti Tusk është shprehur gjithnjë në këtë proces dhe pa diskutim të çmoj para të gjithëve përpjekjet konstante si një avokat i procesit të zgjerimit dhe të afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Sot më e rëndësishme për qytetarët tanë është të dëgjojnë çfarë ka për të thënë Presidenti Tusk, i cili është këtu për të folur për ta dhe për të dhënë një mesazh për ta”.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, nga ana e tij u ndal tek procesi i hapjes së negociatave të Shqipërisë, ndërsa theksoi se vendi ynë meriton të trajtohet si i barabartë me të gjithë vendet e tjera, përfshirë edhe ato Ballkanit Perëndimor. Ai pohoi se pa anëtarësimin e të gjithë vendeve të Ballkanit në union, Europa nuk do të jetë një kontinent i qëndrueshëm.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i KiE tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të marrin një përgjigje pozitive për negociatat me BE në muajin tetor.
Ai u shpreh: “Gjithnjë kthehem në Shqipëri me kënaqësi. Ju falënderoj për mirënjohjen që më bëtë duke me ndarë mirënjohje publike. Jam shumë krenar që e marrë këtë medalje, por medalja ime më e madhe do të ishte hapja e negociatave. Sot një vit më pas në saj të përpjekjeve tuaja jemi afruar me BE. Askush nuk duhet të këtë dyshimin më të vogël as këtu dhe as në BE. Unë kam qenë gjithmonë i mendimi, që BE duhet të çel negociata si me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandimet e Komisionit. Vendi juaj duhet të trajtohet me respekt sipas meritave siç janë trajtuar vendet e tjera, por edhe ato të Ballkanit. Nuk do të këtë Europë stabël pa integrimin e Ballkanit në BE. Këtu flitet për sigurinë tonë të përbashkët dhe askush këtu nuk po i bën askujt ndonjë nder”.
Gjatë paradrekës Tusk, ishte në Shkup, ku u takua edhe me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.
e.ll./dita

Tusk u takue ne qytetin Shkup Kryeqytt i M.Vriut.
Shqipria etnike gezon deri tashti 3 qytete ne nivel kryeqytete ne rajonin e Ballkanit.Deshiroj te kemi dhe nji ne Camri.E te shkrihen ne nji Kryqytet te vetem TIRANE.
Ky Tusk,Task, Tisk, eshte ne konflikt te hapur interesi.
Mer nga Shqiperia nje urdher nderi te larte nga qeverija shqiptare dhe ai si shperblim perpiqet maksimalisht qe Shqiperija te hyje ne BE.