Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij kosovar Hashim Thaçi në prag të Konferencës për Ballkanin në Berlin për të diskutuar rreth këtij takimi. Rama ka njoftuar takimin përmes një postimi në rrjetin social Tuiter (Twitter).
“Sot me kryeministrin HashimThaci për t’u dakordësuar për linjat e prezantimit në Berlin. Të hënën me kryeministrat kroat,malazez e boshnjak”, shkruan kryeministri Rama.
Rama paralajmëroi gjithashtu se do të zhvilloi takime edhe me kryeministrat e tjerë të vendeve të Ballkanit si me atë kroat, malazez dhe boshnjak.
Në mbyllje të Konferencës për Ballkanin, më 28 gusht, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, duke qenë i vetmi mes kryeministrave të Ballkanit që do të ketë një takim të tillë.

O Edi te kam per merak si njeri dhe kryeminister ,mos u flliq me kete zhugan .tung nga Kosova
Kosova duhet sa me pare te filloje normalitetin dhe te deshmoje nje politike pro evropiane dhe qendrim dermues ndaj Islamit Xhihadist si e vetmja rruge e duhur dhe e integrimit ne B . E. Gje qe nuk realizohet mendoj me aleatet e Saliut ne Kosove .
EDI, URIME E SUKSESE NE KONFERENCEN NDERBALLKANIKE ! ADMIRIM PER Z.MERKEL !!!!
Urime Edit se aty eshte mire fare –Ua futi atyre te tjereve sa krahi ….do thoshte Thaci per kete rast flagrant lol
Ashtu bashkarisht shume mire duken ne foto– dhe kujdes mbase i mer nonje leg Anxheles per popullin e vafer ketej nga Shqipnia e madhe ….
KU ESHT AI ..,,,” MARK UK ”….,,, CA MENDIMI DO TENA JAPI PER VAJTJEN E RAMES NE GJERMANI SI E MENDON MARKU I SALIUT.