Konferenca “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, Rama: Dita e parë për territorin, e dyta për ekonominë

redaktor

E ndërsa vetëm një ditë më parë plot 50 arkitektë, planifikues urbanë, ekonomistë nga e gjithë bota kanë mbërritur në vendin tonë për të marrë pjesë në Konferencën me titull “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, që do të zhvillohet nga Partia Socialiste në datat 26 dhe 27 gusht 2013, vetë shefi i së majtës zbulon dhe detajet e konferencës. Në rrjetin social facebook, kryeministri i ardhshëm Edi Rama bën me dije se dita e parë e konferencës do ti kushtohet terësisht territorit, ndërsa në ditën e dytë debati do jetë terësisht ekonomik.

“Arkitektë e planifikues urbanë të shquar botërisht po zhvillojnë një vizitë studimore dy ditore në hapësira e godina publike në Tiranë e jashtë saj, përpara konferencës “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër” që mbahet në hotel Sheraton nesër e pasnesër. Dita e parë do t’i kushtohet territorit dhe e dyta ekonomisë, ku do marrin pjesë ekonomistë, financierë, menaxherë të shquar me eksperiencë e njohje ndërkombëtare” shkruan Rama.

Konferenca me titull “Shqipëria e Gjeneratës së Re” do të fokusohet në ndërtimin e një vizioni të ri për një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe formësimin e një modeli të ri ekonomik për një zhvillim të qëndrueshëm. Synimi është të grumbullohen eksperienca të suksesshme ndërkombëtare në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira për sfidat madhore me të cilat përballet Shqipëria.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *