Shqipëria gjendet në kushtet e një emergjence sa i përket zhvillimit urbanistik të vendit. Me këtë këmbanë alarmi e ka nisur ditën e parë të konferencës me temë “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, kreu i PS dhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama. Sipas Ramës, nevojitet hapja e një epoke të re për një zhvillim të integruar, dhe për këtë shtoi ai, duhet ndryshuar modeli i qeverisjes së territorit, duke ndjekur modelet më të mira dhe më suksesshme të vendeve të BE.
“Ne sot jemi në kushtet e një emergjence kombëtare. Gjendjen jashtë kontrollit duhet ta trajtojmë si një gjendje të jashtëzakonshme dhe masat që do marrim do jenë të tilla. Kemi dhe sfidën e një transformimi të madh social. Për ne territori është ekonomi. Duhet të mbyllet epoka kur paratë e shqiptarëve u investuan kuturu, planet kuturu, zhvillimet në qytete kuturu. Të hapet një epokë e re e një zhvillimi të integruar. Do ndryshojmë modelin e qeverisjes së territorit, duke ndjekur modelet më të mira dhe më sukseshme të atyre vendeve që janë sot pjesë e BE” tha ai.
Rama tha se socialistët nga sot hynë në rrugën e alternativës për të cilën u votuan pasivisht teksa e krahasoi ndryshimin me atë që ndodhi në vitin 1992.
PELESHI: NISJE E RE, NUK DUHET TË PËRSËRISIM GABIMET E SË SHKUARËS
Zv/kryeministri i ardhshëm Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij e vuri theksin mos përsëritja e gabime të së shkuarës në mënyrë që ti hapet rrugë ndërtimit të së ardhmes që do i japë fund tranzicionit.
“Mu duk interesant diskutimi që kishte të bënte me qasje të ndryshme që kemi ndjekur deri tani. Nëse kemi prodhuar strategji të ndryshme zhvillimi ne ja kemi nisur nga fillimi dhe nuk kemi ndjekur një strategji të caktuar, kjo është një nisje e re, dhe nuk duhet të bëjmë gabimet e së shkuarës. Të ndërtojmë një qasje historike që do përkojë dhe me fundin e tranzicionit shqiptar. Sot vetëm fillimi , po marrim imputet dhe në të ardhmen jo vetëm si qeveri, por dhe si shoqëri do ndërtojmë rrugën e se ardhmes”, u shpreh zv/kryeministri i ardhshëm Niko Peleshi.
EKSPERTËT E HUAJ: JA CFARË DUHET TË BËNI ME BANESAT E KOMUNIZMIT?
Arkitektët e huaj japin ide interesante ne lidhje se cfarë duhet të bëjë Shqipëria me simbolet dhe monumentet e trashëguara nga periudha e komunizmit. Një debat që kohët e fundit ka pasur mendime të ndryshme.
“Nuk është e nevojshme të fshihet e kaluara kulturore, por të rinovohen vlerat kulturore. Piramida për vizitorët që vijnë në Tiranë është ndër pikat kryesore. Ajo jashtë ka vlera, por brenda është e pasuksesshme. Ne sugjerojmë që të përfundohet pjesa e jashtme dhe te kthehet në një zonë ku mund të rrëshqasin fëmijët dhe pjesa e brendshme të hapet dhe te bëhet një, ku mund të ketë performanca dhe leksione”, u shpreh arkitekti.
Sa i takon vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha”, të huajt kanë këtë mendim: “ Ne menduam si eksperiment politik mund te kthehet ku inovatorët ose filozofët e ardhshëm të bënin studim tre mujor me idenë e dhënies së ideve specifike”.
PS ORGANIZON KONFERENCËN DY DITORE “SHQIPËRIA E GJENERATËS SË RE”
Nis sot punimet dy ditore, konferenca me titull, “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, e organizuar nga Partia Socialiste. Në konferencë do të marrin pjesë 50 arkitektë, planifikues urbanë, ekonomistë nga e gjithë bota dhe biseda do të fokusohet në ndërtimin e një vizioni të ri për një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe formësimin e një modeli të ri ekonomik për një zhvillim të qëndrueshëm.
Kjo u bë e ditur dje nga Kryeministri i ardhshëm Edi Rama, sipas të cilit synimi është të grumbullohen eksperienca të suksesshme ndërkombëtare në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira për sfidat madhore me të cilat përballet Shqipëria.

“Një Konferencë për territorin dhe ekonominë; një hapësirë diskutimi me arkitektë, urbanistë, artistë dhe ekonomistë, financierë, menaxherë, ku do të ballafaqojmë ide, do të marrim opinione, sugjerime. Do të vendosim një kontakt që synon të jetë i vazhdueshëm në funksion të një transformimi rrënjësor të atyre potencialeve të mëdha që Shqipëria i ka si dhuratë, nga Zoti apo nga natyra, por që në gjithë këto vite janë dëmtuar në mënyrë shumë të ndjeshme dhe kërcënuese për të ardhmen”, u shpreh dje Rama në përfundim të vizitave të qytetin e Durrësit.
Për dy ditë arkitektët dhe urbanistët e ftuar nga Partia Socialiste u shoqëruan në një tur njohës nëpër Shqipëri.
Të shoqëruar nga ministrja e ardhshme e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, si dhe arkitektë e specialistë të fushës së urbanistikës dhe trashëgimisë kulturore, mes të cilëve edhe artisti figurativ Anri Sala apo arkitekti Artan Shkreli 50 pjesëmarrësit në këtë konferencë zhvilluan një tur vizitash në disa nga pikat më të rëndësishme me interes arkitekturor dhe historik të kryeqytetit. Ata janë njohur me historikun e këtyre ndërtimeve e bashkë me to edhe të historikun e zhvillimit urbanistik të Tiranës. Ata u ndalën tek Piramida, apo Pallati i Brigadave më pas edhe në disa nga zonat informale, si në Paskuqan, Kamëz dhe zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Drejt!Duhen marre eksperiencat më të mira botrore,nese ka mundesi!Shqiperia nga avioni te tregon me qarte krimin urbanistik te ndertimeve pa leje,”kuturu”,thotë Rama qe ne të vertet jane para te hedhura kot! Dubai pershembull mund të merret si etalon për Vlorën edhe pse ekzagjeroj unë mundesitë,por mjafton “hapja” dhe thithja e investitoreve të perafrohet ideja,pasi Vlora ka blerim, ujë te ftohte dhe te pijshëm,ku Dubai nuk e ka!…Keshtu me vijen bregdetare ku 100-150 meter pranë detit duhet të jetë norma e pakthyeshme(si ne Europe)e ndertimeve private e turistike!Popullsia duhet të kthejë në industri bregdetin me popullim të miradministruar urbanistik,pasi prurjet nga veriu europian neser do jene si lumenjtë,me njerëz qe duan vendet e ngrohta me diell,ujë,kushte pushimi,kulturë super dhe mbi te gjitha rregull e qetsi të garantuar!Hap i mirê i Rames!…
KENGE DASMORESH MES TEQES QE DIGJET
Te terheqesh karron nga bishti i kalit vetem ne verberi mund te behet realitet. Idea e ketij ragrupimi arkitektesh te bidonvileve te Rio de Zhaneiros, me synimin per tu dhene zgjidhje problemeve qe preokupojne sot vendin tone eshte pa dyshim mendje shkurter e arrogante.
Ngjyrat, peisazhet, arkitekturat moderne, eshte jashte çdo diskutimi qe bejne pjese ne deshire-pritesine e te gjithe shqiptareve per nje te ardhme me te mire, me dinjitoze me prosperitet, por eshte po aq e vertete qe jashte endrerrimeve pikasiane te dordoleceve “ku rafsha mos u vrafsha” qendrojne problemet e papunesise, varferise, mungeses se prodhimeve me elementare brenda venditn ne vend te importimit te tyre, mungesa e shfrytezimit ne vend te gjithe pasurive e burimeve natyrore nen e mbi tokesore, braktisja masive e tokave, terrazave e kodrinave hambaret e nje kohe, xerimi i prodhimeve blegtorale ne favor te importimit te tyre, investimet kriminale ne fushen e transportit, me rrjete rrugesh te ndertuara thjesht per perfitim zgjedhor apo politik, braktisja e plote e sistemit hekurudhor ne favor te atij automobilistik, shitja mafiose e te gjitha pasurive te vendit grupeve mafio-politiko-kriminale, eleminimi i çdo forme te prodhimit industrial si atij te lehte po ashtu atij te rende,e sa e sa te tjera mendoj se jane sot prioriteti i vendit dhe i qeverise qe mori milionshen e votave tona.
Ndihem e fyer ne emer te te gjithe arkitekteve shqiptare qe po bajpasohen nga figura te panjohura qe i ngjajne me shume nje turme pseudoarkitektesh te deklasuar ne vendet e tyre, ku gjejne me ne fund nje ambjent jo te tyrin ti afroje pune e pagesa marramendethe per idete e tyre menefreghiste, megallomane e boshe, ne statusin ne te cilin ndodhet vendi yne.
Nuk mund e nuk duhet te ndertohet e ardhmja e jone me borxhe, sepse kjo eshte rruga qe ka zgjedhur Edi Rama i ngrohur nga Peleshi i “te gjithe rrugeve qe te çojne ne Korçe”.
Mendjelehtesia, qe ne keto hapat e para, do rizultoje fatale ne nje te ardhme jo te larget ne se vazhdohet te drejtohet vendi me kete mentelitet.
U dogjem per 23 vjet nga i biri i Shiqere Berishes, nuk duam te pesojme me, te mefshet e te pafuqishem, kokeulur e te pergjunjezuar ndaj askujt.
Qofte edhe Edi Rama e fasirejte e tij Tahiri, Fuga, Peleshi e Kodheli.
do heqim vizat me ameriken. pa merak.
Sqarim per Maloket e Jugut dhe Veriut
Te gjithfare soji
Planin Urbanistik te nje qyteti
E Harton Bashkia dhe e Firmos Kryeministri
Besoj se tani e keni kuptuar??
Se perse Tirana mbeti pa plan??
Shpresoj qe po?!!
Nese se keni kuptuar,ju mirkuptoj
Sepse truri juaj prej Harabeli
Aq e ka kapacitetin!!
Rama ka hartuar Planin e Tiranes
Qe ne vitin 2002.
Por Kryeministrat qe ka patur Shqiperia
Nuk ja kane miratuar
As Nano Perversi dhe as Sali Krimineli
Plani u haruta dhe kurre nuk u miratua
Zoterinj Malok Shqiperise
Nga Jugu ne Veri