Konfindustria mbështet Qeverinë në lidhje me dhënien fund të abuzimeve me cilësinë e karburanteve në tregun shqiptar. Përmes një deklarate, Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxhuku theksoi se strategjia për ti dhënë fund abuzimeve duhet të zbatohet sa më shpejt në terren. “Konfindustria ka shprehur publikisht, se cilësia e dobët e karburanteve të tregëtuara shkakton humbje të mëdha financiare jo vetëm për konsumatorët qytetare dhe biznese, por edhe drejtpëdrejtë për vetë buxhetin e shtetit deri në 140 milion dollarë/vit si fshehje fiskale. Konsumatorët fundore, qytetarë dhe biznese, paguajnë për përzierësit të njëjtën shumë sikurse për karburantet e pastërta përfshirë detyrimet fiskale, që shkojnë deri në 60% të cmimeve fundore. Konfindustria ka vlerësuar gjithashtu, se dëmi tërësor financiar, që i shkaktohet qytetarëve, bizneseve, buxhetit të shtetit dhe ekonomisë kombëtare në tërësi është mjaft më i madh sesa vlera e sipërpermendur, nëse merren parasysh edhe kostot nga abuzimet me volumet e shitura, dëmet në makineri, teknologji, mjedis dhe shëndetin e qytetarëve nga cilësia e dobët e karburanteve, që qarkullojnë në tregun shqiptar”, theksoi Buxhuku.
Konfindustria: Dëmet në buxhet mbi 140 milionë dollarë në vit

Me ne fund nje reze drite se shteti do filloi te mbroje ,se pari pronaret e atumjeteve, shtetin por edhe me gjere nga abuzuesit me hidrokarburet etj. sidomos nga homologet e atyre qe me parate e vjedhura popullit kesisoj donin te blinin dhe ektipe prestigjoze ne Itali.
Me respekt V.Duka.
Me ne fund nje reze drite se shteti do filloi te mbroje ,se pari pronaret e atumjeteve, shtetin por edhe me gjere nga abuzuesit me hidrokarburet etj. sidomos nga homologet e atyre qe me parate e vjedhura popullit kesisoj donin te blinin dhe ekipe prestigjoze ne Itali.
Me respekt V.Duka.