Konfindustria (Konfederata e Industrive), në një deklarate për mediat të nënshkruar nga administratori i saj, e vlerëson si shqetësues miratimin e akteve me fuqinë e ligjit të projekteve, që kanë ndikim të madh financiar dhe prekin ndjeshëm dhe në mënyrë afatgjatë ekonominë kombëtare, në kushtet kur Kuvendi i Shqipërisë nuk funksionon normalisht nga këndvështrimi i numrit, profesionalizmit dhe përqëndrimit të tejskashëm në proceset e krizës politike dhe integrimit të vendit në BE.
Në deklaratë thuhet:
“Në Kuvendin e Shqipërisë mungon pothuaj 1/7 e numrit të përgjithshëm të deputetëve dhe cilësia e oponencës ndaj akteve ligjore të sjella nga qeveria ka qenë e ulët në komisione parlamentare dhe në seanca plenare. Rëndësia dhe koha e kushtuar akteve ligjore me ndikim ekonomik dhe financiar ka qenë e ulët dhe është shmangur pothuaj krejtësisht pjesëmarrja e grupeve të interesit dhe informimi publikut.
Konfindustria vlerëson, se do të ishte akt përgjegjshmërie në respekt të demokracisë nga shumica politike dhe qeveria, që në kushtet e mësipërme, të jetë e përmbajtur në sjelljen me nxitim dhe miratimin pa ju nënshtruar një oponence të vërtetë profesionale në Kuvendin e Shqipërisë të akteve ligjore, që sjellin pasoja të thella financiare në afatgjatë për ekonominë, biznesin dhe qytetarët shqiptarë.
Në rast të kundërt aktet ligjore të miratuara rrezikojnë seriozisht të jenë të paarsyetuara profesionalisht, subjektive dhe deri të tipit korrupsionist “state capture/kapje e shtetit” me pasoja të rënda në afatgjatë për zhvillimin ekonomik të vendit. Përgjegjësi të drejtpërdrejtë në gjendjen e mësipeme ka edhe pakica politike me largimin e saj nga vendimarrja ligjore”.
Më tej, në deklaratë nënvizohet se në Kuvendin e Shqipërisë, në legjislaturën në vazhdim brenda muajit shtator 2019 janë miratuar kontrata koncesionare të tipit PPP me vlerë 330 milionë euro, që përbëjnë mbi 3% të PBB.
Gjithashtu, sipas Konfindustria, në mënyrë të përshpejtuar janë miratuar projektligje shumë të rëndësishme për biznesin, qytetarët dhe ekonominë e vendit – raporton Scan.
e.ll./dita

Epo kemi nisur rrugen e integrimit uropian, nuk na vlen me e terhiqemi tani nga koncesionet, se ngec integrimi.
Rrofte shqiperia uropiane
Rrofshim.ne.
Po keto cfare paten, apo jane mbi kuvendin dhe qeverine. Mos eshte me mire te shohin problemet e tyre, se me keyo proleme ka kush merret.
Dmth ta lene edrogen te vjedhe rehat??!!
Ne litar do perfundojne, edroga dhe lamashet si puna jote.
qëni turk kujdes kur shan ballabanin dobiç burgajeti,është kolona e pestë e sulltan erdos,pronarit tënd!!kujdes se ta pret veshin erdo i parë!!
vishni peevrek o pleqt e Dites
se jeni ftof m’tajare
Pse i ka heq Ramuti fare? Nuk i do me penevreket dhe do ja fali Dites?
Aq sa u denu Saliu,Lulushi,Ilir floriri,aq do te denohet edhe Ramu.