Ndalimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike me anë të një projektiligji nga deputetët e të gjitha partive do të ishte hap i rëndësishëm, është
Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.
”Miratimi i rezolutës nga Kuvendi i Shqipërisë do të ishte hapi i parë drejt kthimit të një politike të arsyeshme dhe të moralshme të qeverisë, që tejkalon sektorin e energjisë dhe duhet të përfshijë gjithe ekonomine kombëtare, që shfaqet sot me shmangie tërësore fiskale deri nëe 50% të PPB”, është shprehur Buxhuku.
Përmes një njoftimi ai ka vlerësuar se rritja e të ardhurave për operatorin e shpërndarjes së energjisë CEZ shpërndarje mund të jetë i mundur vetëm nga miradministrimi i sistemit pa rritje çmimi për konsumatoret. Në rast të kundërt, sipas Buxhukut, çdo rritje çmimi në kushtet e një sistemi administrimi të dobët do të shtonte trysninë për mospagesë nga qytetarët dhe bizneset, por edhe do të penalizonte rënde pikërisht shtresat e shoqërisë shqiptare, që respektojnë ligjin.
“Ne rast te rritjes se çmimit të energjisë elektrike gjendja do të ishte mjaft e rënduar veçanërisht për industritë e rregullta me ligjin, jo vetëm për shkak të rritjes së kostove të prodhimit, por njëkohësisht edhe të prishjes së rregullave të konkurrencës nga subjektet abuzues”, thekson Buzhuku.
