Konfindustria: Të shmanget TVSH-ja për makineritë

Dita

Konfindustria mbështet vendimin e Komisionit të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë për të shmangur pagesën e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet të parashikuar në project-ligjin e paraqitur nga Ministria e Financave.

Sipas konfindustrisë, rikthimi i TVSH-së për makineri dhe pajisje, që i shërbejnë procesit të prodhimit do të ishte goditje e rëndë për lnvestimet e vendit dhe të huaja aq shumë të nevojshme për ekonominë kombëtare.

Administratori Buxhuku, vlerëson se njëkohësisht me pagesën e TVSH-së prej 20% për makineri dhe pajisje, goditje të drejtpërdrejtë do të merrte edhe fuqia konkuruese e prodhimeve vendore krahësimisht atyre të huaja me pasoja të rënda për ekonominë kombëtare. /E.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *