Konfirmimi i 15 prokurorëve të SPAK, nis mbledhja e KLP

Elena Tase

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku do të konfirmohen emrat e 15 prokurorëve që do të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme të AntiKorrupsionit (SPAK).

Relatori Sandër Beci ka prezantuar të gjithë punën voluminoze të KLP-së në përzgjedhjen e prokurorëve që do të hetojnë zyrtarët e lartë të shtetit, si dhe grupet e organizuara kriminale. Ai sqaroi se KLP, në bazë të rregullores, nuk ka pranuar dosjet e prokurorëve që janë në proces hetimor, por vetëm ato që janë mbyllur.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *