Konfirmohen 10 raste të reja me Covid-19 në Shkodër, 3 prej tyre punonjës të Gjykatës së Apelit

J L

Dhjetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se 3 nga të infektuarit janë punonjëse në Gjykatën e Apelit në këtë qytet.

4 ditë më parë në Shkodër është infektuar me koronavirus një nga punonjëset, që duket se tashmë infeksionin e ka kaluar dhe tek koleget e saj.

Ndërkohë, rastet e tjera deri më tani dyshohet se janë familjarë dhe kontakte të rasteve të mëparshme.

Një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 52 raste, duke e çuar  në 2 047 numrin e të infektuarve, mes të cilëve kanë humbur jetën 46 persona.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *