Tërmeti, 20 viktima, mbi 600 të plagosur, ka të tjerë nën rrënoja

Leda Hysa

Prej orës 03:54 të mëngjesit të së martës kur u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë me intensitet të ndjeshmërisë 8 ballë dhe që zgjati deri në 30 sekonda, Shqipëria është në agoni, lot e trishtim.

Ka shpresë dhe lutje për të mos u rritur bilanci i jetëve të humbura dhe për të pasur sa më shumë të shpëtuar nga personat që po lëngojnë nën rrënoja.

Deri më tani raportohen 20 të vdekur ndërsa janë rreth 600 të plagosur disa prej të cilëve, në gjendje kritike.

Vazhdojnë ende pasgoditje të njëpasnjëshme, disa prej të cilave shumë të forta.

Aktualisht 45 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat ndërsa vijojnë kërkimet për të tjerë në godinat e rrëzuara.

Në të paktën 9 godina në Durres, Thumanë dhe në lagjen e Kënetës dyshohet që ka viktima të tjera

Vijon gërmohet tek tre pallatet e shembura në Thumanë, një vilë në Kënetë, dhe në Durrës hotel “Mira Mare” , Hotel “Tropikal” , Hotel Vila “Palma” , një pallat i fundosur dy kate nën dhe në lagjen numër 6, dhe një pallat në lagjen numër 18 pranë Stadiumit.

Shqipëria është me sytë nga Thumana aty ku janë shënuar dëmet më të mëdha.

Rrëqethës ishte shpëtimi i një djali të vogël në prehrin e gjyshes së tij e cila mbeti e pajetë nën rrënoja.

Një foshnjë, gra, burra e vajza humbën jetën në Thumanë, ndërsa bilanc tragjik është shënuar edhe në qytetin e Durrësit, ku u shembën vila, godina biznese e hotele me pasoja të rënda.

Në Durrës tërmeti shembi edhe Kavaleshencën ku mbeti i pajetë në detyrë një efektiv i policisë, kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Në Thumanë, Kristian Preçi humbi jetën në liri prej dy ditësh, pasi kishte qenë në burg prej 5 muajsh.

Forcat speciale të Policisë, ato të armatosura, zjarrfikësit, Kryqi i Kuq të ndihmuar nga forca të Ushtrisë e Policisë së Kosovës kanë formuar grupe të përbashkëta kërkimi të personave të mbijetuar.

Disa kanë dhënë shenja jete me telefona duke kërkuar ndihmë, por operacionet në disa raste janë të vështira për shkak të rrënimit të plotë të godinave.

Në Kurbin një banor humbi jetën, pasi në panik pas tërmetit në tentativë për t’i shpëtuar lëkundjeve të fuqishme, u hodh nga ballkoni i katit të tretë.

Në Lezhë, një banor ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin në panik humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.

 

 

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • E keni te sakte shifren 20 viktima se shoqe ministresha Xhacka kur gjithe mediat raportonin viktimat e para thosh se nuk kemi deme njerezore.

  • Me vjen cudi. Kemi lindur e jemi rritur ne Shqiperi dhe asnje here zona Durres Tirane nuk ka pasur termete. Nuk ka qene zone sizmike me sa mbahet mend. Dy termete te fuqishme brenda 6 muajsh.Hmmm…. Kjo duhet investiguar me thelle. Dihet qe teknologjia e armeve tektonike, ka dekada qe ekziston dhe mund te jene tre shtete qe e kane. USA, Rusia dhe Kina. Mua me duket koincidence e madhe qe e njejta carje tektonike te aktivizohet dy here brenda 3-muajsh ne te njejten thellesi. Kjo nuk eshte aspak natyrale. Sizmologet e njohin shume mire kete fakt.

    Ka video dhe deshmitare qe kane pare shkarkime te fuqishme ne pune sekondash ne jonosfere, pak para se te fillojne lekundjet e forta.

    • C’pate ti Golem Moisiu qe te hyri arrza me mendere? Per ty nuk po i themi ionosfere por qiell, thjesht qe ta kuptosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *