Rastet e reja me COVID-19 janë rritur ndjeshëm në Greqi në 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësorë raportojnë se janë regjistruar 667 raste të reja dhe 8 persona kanë ndërruar jetën.
Kjo rritje është shumë më e ndjeshme në krahasim me një ditë më parë që ishin 438 raste pozitivë. Ndërkohë raportohet se 45 nga personat e infektuar u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet vendit fqinj nga pikat kufitare.
Përsa i përket të infektuarit, bëhet me dije se ata janë karantinuar. Sakaq, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Greqi me shifrat e sotme arrin në 26469 nga të cilët 55.6% janë burra.
h.b/dita
