Brenda një dite, në Itali janë regjistruar 26,062 të infektuar nga 372,944 teste tw kryera si dhe 317 raste fatale.
Shkalla e pozitivitetit, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore në vend, është 6.98%,pak më e ulët se një ditë më parë (7.2%).
Me ata që ndërruan jetë sot, bilanci total i viktimave shkon në 101,881 kurse të shëruarit janë 14,970. Numri total i të infektuarve, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali rezulton të jetë 3,201,838.
h.b/dita
