Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë raportuar sot një shifër të lartë infeksionesh. Gjatë 24 orëve të fundit në shtetin grek janë konfirmuar 3,215 raste të reja nga të cilët 21 u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit.
Një ditë më parë numri i të infektuarve në Greqi ishte mbi 1 mijë, ndërsa sot shifra ka kapërcyer.Numri i përgjithshëm i rasteve është 209,462, nga të cilat 51.7% janë burra.
Gjithashtu në orët e fundit raportohet një numër i lartë viktimash, krahasuar me ditët e mëparshme. 46 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit, duke e çuar në 6,843 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Numri i pacientëve që po trajtohen me intubim është 484 (66.3% burra). Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç. 84.9% kanë sëmundje shoqëruese.
h.b/dita
