Konfirmohet data e takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, Vuçiç i trembet pranisë së Trump

J L

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien ka ftuar udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës në Uashington më 4 shtator konfirmoi një zëdhënës për Zërin e Amerikës.

Bisedimet e njoftuara për në 2 shtator u shtynë dy ditë për arsye planifikimi, tha zëdhënësi.

Shtetet e Bashkuara, tha ai, i presin me padurim këto diskutime të rëndësishme me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Hoti.

“Ne besojmë se përparimi në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, është hapi i parë në përparimin e procesit të paqes”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Zërin e Amerikës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç me here deklaroi gjate një interviste për televizionin serb ‘Prva’, se bisedimet midis delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës që do të zhvillohen në Uashington, ka shumë mundësi që do të mbahen më 3 dhe 4 shtator dhe aty mund të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

“Për shkak të mundësisë, por mos më mbani për fjalë, por thonë që ekziston mundësia që të paraqitet presidenti i SHBA-së Donald Trump, në rast se ne merremi vesh për diçka”, theksoi Vuçiç të shtunën, më 22 gusht, gjatë një interviste në Televizionin serb “Prva”.

Në konstatimin e gazetarit që presidenti amerikan, në rastin kur bëhet fjalë për vendet e vogla, paraqitet vetëm kur është diçka tejet e rëndësishme, Vuçiç u përgjigj, duke thënë “kjo më shqetëson”.

Prania e Trump mund te shkaktojë shihet dhe si një pranim i pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe kjo mund ta trembë presidentin serb.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • SERBIA ben GJOJA sikur trembet!
    Serbët bëjnë politike. E thonë këtë që ne të çuditemi, që edhe ky që i ” trembi”, gjeti zgjidhje në favor të serbëve.

  • O gazeta DITA:

    Pse i ka hyre frika ne bark Vucicit te Serbise nga Trumpi?

    Ja ju a thote intelektuali:

    SEPSE NUK KA GEORGE SOROSIN NGA PAS

    dhe sepse:

    Vucicit i mungojne BEDELATe tij enveristo-sorosiste: Hashim Thaci dhe Edi Rama qe ta ndaje Kosoven:

    SI BYREKU NE TEPSI

  • Serbet kane me miq ne Amerike se Shqiptaret,,,kur ne per 50 vite hanim Bar here rus e her kinez,serbet kishin ambasade amerikane gjithmone ne Beograd…ato lidhje egzistojne,,,Shqiperia dhe kosova pas luftes,nuk konsoliduan shtetin ,po nxjerrin qeverite me spiunet e xhaxhit dhe femijet dhe niperit e tyre,,dhe ne kosove Shteti eshte komplet mafie,,,eshte mbushur kudo me xhami qe Amerika i urren dhe ka shume incidente vrasjesh kunder amerikaneve nga kosovaret keto 20 vite…Vuqiqi nuk e ka frike Trumpin se jane qe te dy racista me Shqiptaret po Ben propagande per brenda serbise se mos merr ndonje kritike nga media….fatkeqesisht Shqiptaret I kane bere mutin fatit qe ju solli Bill Clinton dhe heret a vone,Amerika do na shese sikurse ka shitur shume kombe te tjera para nesh…jo per fajin e saj po per fajin e shqiptareve…

  • Çfar bllofi i trashë ” Vuçiç, i trembet takimit me Tramp”.
    Njëlloj si me bllof me domino në poker.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *