Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, ka dhënë dorëheqjen fill pas kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ka qenë zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi ajo që e ka konfirmuar lajmin për radion “Evropa e Lirë”.
Lirimi i detyrës së shefit të AKI-së nga Driton Gashi lidhet me dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova, më 29 mars.
Krahas dorëheqjes së tij, kryeministri Haradinaj ka kërkuar dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Flamur Sefajt.
s.a/dita
