Konfirmohet gripi i shpendëve te pelikanët në zonën e Prespës

J L

Është konfirmuar gripi i shpendëve te pelikanët kaçurrelë në zonën e Prespës.

Mësohet se analizat kanë konfirmuar se tre pelikanë që u gjetën të ngordhur disa ditë më parë në Prespë të Vogël kanë qenë të prekur nga gripi i shpendëve.

Disa ditë më parë ka qenë Agjencia e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit e cila ka lajmëruar se gripi i shpendëve ka qenë aktiv në liqenin e Prespës në anën greke, e mesa duket gripi ka prekur tanimë dhe shpendët në territorin tonë.

Kujtojmë se prania e gripit të shpendëve në vendin tonë është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Bujqësisë ditën e diel.

Shpendët e ngordhura në masë në qytetin e Durrësit kanë nisur tashmë që të groposen.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *