Konfirmohet në detyrë gjyqtarja Brunilda Brati: Ndjehem e vlerësuar

Leda Hysa

 

Gjyqtarja e Shkallës së Parë, Brunilda Kadi ka kaluar me sukses Vettingun.

Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Lulzim Hamiti, Roland Ilia dhe Firdes Shuli, pas seancës dëgjimore të 30 korrikut vendosi të konfirmojë në detyrë Kadin, pasi ka rezultuar nga verifikimet e KPK-së, e përshtatshme për të vijuar detyrën.

Kadi u hetua me përparësi nga KPK-ja pasi ishte kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas hetimit në të tre shtyllat e verifikimit, pastërti figure, aftësi profesionale dhe deklarim pasurie, Kadi rezultoi e pastër. DSIK nga ana tjetër, gjithashtu specifikoi se Kadi ishte e përshtatshme për detyrën.

Pas përfundimit të seancës dhe marrjes së vendimit, Kadi u shpreh: “E ndjej veten të vlerësuar për punën që kam bërë”

I vetmi denoncim për gjyqtaren Brunilda Kadi, është ai i një biznesmeni spanjoll i cili pretendon se gjyqtarja ka kryer shkelje pasi ka dërguar dokumentet në adresën e gabuar në Madrid dhe komunikimi nuk ishte bërë me autoritetet spanjolle, siç përcakton Konventa e Hagës. Këtë çështje, KPK vendosi ta transferojë në gjykatë.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *