Konfirmohet në detyrë, gjyqtari i Apelit në Shkodër

Ornela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës. Në fillim KPK vuri në dukje disa mungesa burimesh për sa i përket pasurisë së tij, por Kala ka mohuar akuzat, ndërsa sot ai është konfirmuar në detyrë.

Kalaja, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, u hetua nga trupa e komisionarëve e kryesuar nga Olsi Komici, anëtare Brunilda Bekteshi dhe me relator Lulzim Hamitaj.

Kalaja pas mbarimit të studimeve është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Në vitin 2011 ai ka përfunduar një master në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Kala Kalaja është emri? Apo nuk ka emër ky? A është lajm gazetari ky që nuk di të jap të plotë gjeneralitetin e një personi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *