Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Apelit në Tiranë, bien 33 denoncimet e publikut

J L

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha.

Në seancën dëgjimore të mbajtur të hënë, KPK nuk identifikoi probleme për pasurinë dhe shpenzimet e shkollimit të fëmijëve në Kanada, ndërsa 33 denoncime nga publiku u konsideruan të pabazuara.

Hoxha iu nënshtrua të tre kritereve të rivlerësimit. Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Genta Tafa Bungo relatore dhe Valbona Sanxhaktari anëtare.

Valdete Hoxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Ushtarake të Apelit Tiranë.

Ajo punon si gjyqtare e Apelit të Tiranës që prej shkrirjes së gjykatës ushtarake në vitin 2009.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *