Konfirmohet në detyrë prokurori i Apelit në Vlorë

Ornela

Është konfirmuar në detyrë prokurori Kleanth Zeka. Vendimi u mor sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për prokurorin e Apelit në Vlorë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli dhanë miratimin për Zekën, pasi rezultoi OK në kriteret e vlerësimit.

Në një prononcim për media pas shpalljes së vendimit, Kleanth Zeka tha: “Ndihem i shpërblyer pasi kam dhënë për drejtësinë gjatë karrierës sime. E dija veten time kush jam dhe këtë gjë e kanë provuar edhe organet e vetting-ut”.

 

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme priten vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe për Simon Pashuku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Arben Vrioni, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

O.J/DITA

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *