Konfirmohet në krye të Departamentit të Policisë Kriminale, Artan Shkëmbi

Leda Hysa

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Artan Shkëmbin me funksion drejtor të Drejtorisë Qëndrore, në departamentin e policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Shkëmbi rezultoi i pastër në të 3 shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Në seancën e parë dëgjimore të mbajtur më 7 shkurt drejtori I policisë kriminale Artan Shkëmbi paraqiti prova të reja sa I takon disa problemeve të evidentuara nga KJV në dy prej shtyllave të vlerësimit atë të pasurisë por edhe të pastërtisë së figurës.

Artan Shkëmbi është kreu I task forcës “Forca e Ligjit”, ndërsa më herët ishte dhe pjesë e garës për kreun e BKH por që nuk arriti të kualifikohej në fazën e testit të poligrafit.

 

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *