Konfirmohet vdekja e djalit të Osama bin Laden

Edona Llukacaj

Sipas një raportimi të inteligjencës amerikane, Hamza bin Laden, djali dhe trashëgimtari i liderit famëkeq të Al – Kaedës, Osama bin Laden, ka vdekur.

Detajet në lidhje me vdekjen e tij nuk janë bërë publike

Në muajin mars të këtij viti, Departamenti i Shtetit vendosi një çmim prej 1 milion dollarësh për Hamza bin Laden, duke e konsideruar atë një lider në zhvillim të organizatës të udhëhequr dikur nga i ati.

Po në muajin mars, Arabia Saudite lajmëroi se i kishte hequr nënshtetësinë Hamza bin Laden, duke e quajtur atë një figurë të njohur terroriste.

Për Hamzain dihet shumë pak. Besohet se ka lindur në vitin 1989. Ai u shfaq për herë të parë në një video me të atin në vitin 2005.

Për herë të fundit Hamza bin Laden u shfaq në publik në vitin 2018, kur i bëri thirrje popullit arab të revoltohej kundërsundimit të Arabisë Saudite.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *