Konfiskohen 600 kg fildish në Kamboxhia

Elton Tafaruci

Më shumë se 600 kilogram fildish janë konfiskuar nga Dogana e Kamboxhias. Fildishi që vinte nga dhëmbët e elefantëve kishte 2 vjet që qëndronte i padeklaruar në një port në jug-perëndim të vendit.

Sipas raportimeve të medias, fildishi ishte i paketuar në qese plastike dhe ishte lënë në kontejnerët e anijeve të ardhura nga Afrika. Destinacioni final i ngarkesës ishte një vend tjetër dhe jo Kamboxhia.

Oficerët e doganës e zbuluan ngarkesën ilegale pasi vendosën të hapnin një nga kontejnerët i cili ishte lënë në port vetëm disa javë pas vjedhjes masive të fildishit më 2014.

Sipas Cambodia Daily, u gjetën 41 pjesë të prera dhe 87 dhëmbë në ngarkesë.

Mediat raportojnë se gjuetia e paligjshme e elefantëve ështe shtuar ndjeshëm në Afrikë, për shkak të kërkesave të larta nga Azia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *