Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë sot pas mesditës. Mësohet se dy vëllezër, Shefqet dhe Vehad Shehu,janë qëlluar me armë në një lokal në qendër të qytetit. Shefqet Shehu ka humbur jetën menjëherë, ndërsa i vëllai është plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur një person ka qëlluar mbi dy vëllezërit që ishin ulur në tavolinë me një person tjetër.
Ende nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes, por shkak i krimit dyshohet të jenë konfliktet e lindura për kromin. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Fadil Ternova, i cili kishte një konflikt të hershëm me vëllezërit Shehu.
