Situatë e tensionuar në Njësinë Bashkiake Nr. 2, e cila drejtohet nga kryetari Elez Gjoza, i forcës politike LSI. Konflikti nisi pasi një grup auditi nga Ministri e Brendshme rreth orës, 13:00 u rikthye në Njësinë Bashkia Nr. 23, për një kontroll të befasishëm.
Rikthimi i tyre u argumentua me faktin se janë gjetur disa shkelje në njësinë 8 dhe 9, me listat e zgjedhësve, duke theksuar se janë spostuar njerëz nga punonjësit e Njësive Bashkia.
Në zyrën e Gjendjes Civile të kësaj njësie mbërriti një grup auditimi nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që punonjësit bënë me dije se brenda ndodhej edhe një punonjëse e gjendjes civile dhe asnjë nuk ishte në dijeni se cfarë po ndodhte.
Në një prononcim për News24, Mirela Çokollari një punonjëse e gjendjes civile bëri me dije se Ministria e Brendshme nuk ka njoftuar për këtë rikthim auditimi, ndërkohë që sipas saj grupi i auditit prej 5 punonjësve po mban ‘peng” brenda gjendjes civile një punonjëse, pasi të tjetër janë larguar. Sipas punonjëses nuk është njoftuar për auditimin në këtë njësi.
.
“Ka një audit dhe nuk ka një program pune. Duke shfrytëzuar momentin që kryetari jonë nuk gjendet këtu janë futur në gjendje civile pa urdhrin e tij. Punonjëset kanë dalë jashtë, ndërkohë që një punonjëse mbahet brenda bashkë me auditin. Nuk ka pse bëhet në këtë formë. Nuk na kanë sjellë program pune dhe titullari nuk është. Nuk e kemi tek kontrolli por tek forma. Ky është rikthim auditimit, ” tha Mirela Çokollari, punonjësa e Financës së kësaj njësie.
Punonjësit, e revoltuar pas derës së gjendjes civile i bënin thirrje auditit që të dilte teksa kërkonin që punonjësa që mbahej brenda të lihej të dilte jashtë. “Do rimë këtu deri sa të dalë. Ne mendojmë se i bëhet presion, pasi i bimë derës dhe nuk përgjigjet njëri. Ka 3 orë që është brenda. Ne do rrimë këtu deri sa të dalë”, theksoi Çokollari, ndërkohë që punonjësit e tjerë trokisnin në derën e kyçur.
Situata u tensionua disi vetëm pasi dera e gjendjes civile u hap. Edmond Gjoleka, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile i cili drejtonte edhe auditin, sqaroi kontrollin e befasishëm duke dhënë argumentat përkatës. Kontrolli sipas tij është bërë me urdhër të drejtpërdrejtë të Ministri Flamur Noka, për shkak të disa shqetësimeve të paraqitur nga qytetarët e njësive të tjera, që sipas tyre janë lëvizur pa dijeni.
“Derën nuk e mbyllëm ne. Me autorizim të ministrit Flamur Noka kemi ardhur të kontrollojmë për zbatimin e ligjshmërisë për zyrat e gjendjes civile. Shërbimi i gjendjes civile është shërbim unik. Funksionojmë pranë pushtetit vendor për ti ardhur në ndihmë, jo për tu urdhëruar”, theksoi Gjoleka duke nënvizuar se “punonjësja nuk u mbajt brenda, por qëndroi vetë me vullnetin e saj”.
Sipas Gjolekës, 51 emra familje të marra me procedura elektronike nga Njësitë Bashkiake të tjera, nga ana e nëpunësve të Njësisë numër 2, janë gjetur nga kontrolli i bëri në këtë njësi.
“Për respekt të titullarëve në cdo njësi administrative shkojmë tek titullari, nëse nuk është kryetari shkojmë tek nënkryetari, ne vetëm sa e vejmë në dijeni, nuk kemi pse të marrim leje. E mbyllëm derën se nuk na linin të punonim”, theksoi Gjoleka, duke paralajmëruar masa administrative për punonjësit e Njësisë Bashkiake Numër .2 për shkeljet e gjetura, sipas pikave që parashikon Kodi i Punës dhe Shërbimi Civil.
Punonjësja e cila për më shumë se 3 orë u mbajt e kyçur me grupin e punës së auditivit në Gjendjen Civile, nuk ka pranuar të japë një prononcim për mediat, ndërkohë që kolegët e saj akuzuar auditin e kanë mbajtur pa dëshirën e saj brenda zyrës./BW