Konflikt për çështje pronësie, 40-vjeçari plagos me thikë 3 kushërinj

redaktor

Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Laç pas një konflikti për çështje pronësie. Shtetesja, Dava Deda dhe 2 fëmijët e saj, Sandër dhe Ded Deda janë sulmuar nga Agustin Deda, kushëriri i tyre.

Sipas policisë, autori i dyshuar prej kohësh ishte në konflikt me këtë familje. 40-vjeçari në sherr e sipër ka goditur me thikë 3 anëtarët e kësaj familjeje.
Dava Deda është transportuar drejt spitalit Ushtarak në gjendje kritike për jetën, ndërsa fëmijët e saj janë duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Lezhës.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *