Një 60 vjeçar është plagosur nga vëllai i tij e mjete të forta dhe prerëse pasi një konflikti për motive të dobëta në fshatin Dukat të Vlorës. I plagosuri në trup është F.J., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e vëllait të tij, shtetasin Z. Jazoj, rreth 63 vjeç, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen.
Vazhdojnë veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me arrestimin e tij. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta në stanin e tyre në fshatin Dukat, Orikum.

Eshte e cuditshme , vellai i madh, kur jemi te vegjel jep edhe jeten e tij per te mbrojtur me te voglin.
Kur behen vete me femije arrijne godasin njeri-tjetrin per vdekje.
Cfare ndodh, kush e shpjegon ???!!!
Cfare vlere ka psuria jote para jetes se vellait tend te vrare po prej teje …e perse per nje garth me emrin stan ne mal!!!Po kush me thote a mbarohet mali me stane dhensh e dhish???E tmerrshme kur e kujton skenen makabre theren vellezerit ….