Konflikt pronësie, plagosen dy persona në Bulqizë

Leda Hysa

Dy persona janë plagosur pas një konflikti për çështje pronësie në Bulqizë.

Mësohet se konflikti mes fisit Cami dhe Balla ka nisur ditën e djeshme, ndërsa janë përfshirë shtatë persona.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, bashkëshortët Behar dhe Vasije Balla, të cilët janë shtruar në spital.

Sherri mes tyre ka ndodhur për pronësinë në fshatin Gjoricë, mes fiseve Balla dhe Cani.

Nga raportimet e para thuhet se të përfshirët në konflikt kanë goditur me mjete të forta njëri-tjetrin.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e plotë të situatës.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *