Konflikti, Bashkia e Tiranës 10 ditë afat FRD-së për lirimin e zyrave

time

Bashkia e Tiranës i jep 10 ditë afat partisë Fryma e Re Demokratike, për të liruar zyrat e godinës.

Në shkresën drejtuar kësaj force politike, bashkia e Tiranës, kërkon lirimin vullnetar të ambjenteve brenda datës 23 mars 2021.

“Ju bëjmë me dije se brenda datës 23.02.2021 të merrni masa për lirimin vullnetar si dhe dorëzimin e ambjenteve të cilat janë kaluar për administrim në Drejtorinë e Përgjithshme të Objektivave Publike me urdhër të Kryetarit të Bashkisë” – thuhet në shkresë

Shkresa vjen një ditë pas tensionit të krijuar në ambjentet e FRD, ku punonjës të policisë bashkiake mbërritën në godinë për lirimin e ambjenteve.

Paraditen e së premtes Presidenti Meta ishte në zyrat e FRD-së, pas konktaktit që pati me kreun e kësaj partie dhe ndërhyri personalisht për të larguar Policinë Bashkiake. Sakaq, presidenti e ka konsideruar si një vendim të pastër politik kundër FRD-së e cila ka nënshkruar marrveshjen e bashkëpunimit me koalicionin opozitar për zgjedhjet e 25 Prillit.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Keto jane veprimet e papergjegjeshme qe bejne drejtuesit e RINGORDHJES te tipit EDMUT RAMAVICI dhe LALI LLAPAZANERIA VELIA.
    Ligji thote: “Nje parti politike ka ambjent per partine nga shteti kur eshte element te kesaj partie jane te zgjedhur ne kuvend ose kryetari i saj eshte ish president.
    Meqenese RINGORDHJES i ka hyre fryka ne palc per humbje te rende beri ato skena dhe veprime per te nxjerre jashte nga ambjentet FRD-ne se pse jane prona te bashkise.
    Nuk i mohet prona bashkise, por veprimi mund te behet me diplomatik jo me dhune policore.
    Ambjentet e bashkise ti lejohen FRD-se ne radhe te pare deri me 25 Prill 2021 qe eshte dita e zgjedhjeve ose maksimumi deri ne daljen e rezultateve zyrtare te zgjedhjeve.
    Neqoftese element te kesaj partie arrine te behen deputet te vazhdojne te rrine ne ambjentet ku jane edhe sot, ne te kundert neqoftese nuk fitojne atehere ti jepet nje afat i caktuar per lirimin e ambjenteve.
    Kjo eshte e gjitha dhe nuk ka arsye te behet gjithe kjo zhurme per disa pordhe qe ben MUTRAMA dhe LALI LLAPAZANERISE. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *