Përgënjeshtrohet lajmi se Asambleja e PS Kukës kundërshton deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla për zgjedhjet e reja në Kukës.
Burime nga Partia Socialiste shprehen se lajmi është dërguar nga një ish-zyrtar i shkarkuar, i cili është Afrim Cenko.
Sipas burimeve bëhet e ditur se lajmi nuk është dërguar nga strukturat e saj në Kukës, dhe situata nuk është ajo që jepej në e-mailin e dërguar.
Pak më parë qarkulloi lajmi i kundërshtimit të Asamblesë së PS në Kukës për mundësinë e zgjedhjeve të reja në Partinë Socialiste Kukës.
s.a/dita
