Konflikti Iran-Arabi përhapet edhe në Irak, sulmohen xhamitë sunite

Saimir Lleshi

Konflikti midis Iranit dhe Arabisë Saudite duket se do të shkaktojë një valë të re dhune në rajone.

Dy xhamie suite në Irak u sulmuar sot herët në mëngjes.

Autoritetet në Irak thanë se një muezin (thirrësi i ezanit) u qëllua për vdekje afër shtëpisë së tij në qytetin Iskandarija.

Policia irakiane tha se xhamitë sunite afër qytetit Hilla ishin bombarduar nga grupet e njerëzve që kishin uniforma ushtarake.

Raportohet se 10 shtëpi në afërsi ishin dëmtuar nga shpërthimet dhe se tre njerëz ishin plagosur. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Burimi i se keqes eshte Arabia Saudite me ideologjine zyrtare te sajen Vahabzimin.
    Xhihadistet e ISISit jane vahabiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *