KONFLIKTI / Irani tërhiqet me turp pas reagimit të ashpër të Taulantit

redaktor

TIRANË/ TEHERAN/ PËRRENJAS – Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka deklaruar para pak minutash se gjithçka ishte nje keqkuptim i tmerrshëm, dhe se Irani nuk kishte asnjë problem me Shqipërinë dhe bukuritë e saj natyrore, bën me dije agjencia e lajmeve TauNews.

Gojët e Liga mësojnë se reagimi i shefit të regjimit të mullahëve të Teheranit ka ardhur pas një deklarate të ashpër të zëvendës-shefit të regjimit të mullarëve të Tiranës, konkretisht Taulantit të Tiranës, Librazhdit, Përrenjasit dhe gjithë Shqipërisë.

Siç tashmë dihet botërisht, Taulanti ishte i prerë dhe i drejtpërdrejtë, pas deklaratës së Khameneit se Shqipëria ishte një vend i vockël dhe i lig në një rrëzë të Europës, që komploton kundër Iranit.

“Dëgjo këtu, ti Ali,” deklaroi Taulanti, “se Shqipëria vërtet duket e vogël, por është e madhe. Mjafton të shohësh pyjet e Librazhdit, Përrenjasit dhe Elbasanit që nuk kanë fund, për ta kuptuar këtë. Janë pyjet që janë zgjeruar jashtë kontrollit dhe jemi të detyruar t’i presim e t’i qethim tek-tuk, se po shtrihen aq shumë sa janë ankuar fqinjët”.

Në vijim të deklaratës së tij, që shumë analistë e konsideruan të egër, Taulanti e vuri theksin tek atraksionet turistike të vendit dhe tek larmia e bukurive natyrore si në bregdet, malësi dhe atraksionet arkeologjike e kulturore.

Ai gjithashtu përmendi uljen e taksave nga qeveria shqiptare për industrinë e turizmit, si dhe u ndal gjatë në kalimin e shumë shërbimeve administrative online, duke kursyer, kohë, para dhe nerva për qytetarët shqiptarë.

Duke u ftilluar në kohën e duhur se nuk ishte duke ftuar turistët apo biznesin iranian në Shqipëri, por po i kundërpërgjigjej ashpër Ajatollahut Khamenei, Taulanti bëri një kthesë 361 gradë dhe i kujtoi të shkretit plak, se Edi Rama – por edhe Taulanti bashkë me Edi Ramën – ishin aleatë të palëkundur të SHBA-së dhe BE-së.

Dhe Taulanti e mbyllli me thirrjen drejtuar Liderit Suprem:

“Kështu djalë, vëri gishtin kokës dhe shtroju punës, se kështu nuk ke gjë në vijë! Ju mund të keni raketa, por ne kemi Episa Pilosparin dhe mund ta përdorim në çdo moment!”

Me një pamje dukshëm të penduar, pas këtij mesazhi lideri iranian njoftoi përmes një konference për shtyp, se ai kishte shumë respekt për Taulantin.

“Ehhh, ça t’i bësh o vlla, kështu është kur futen përkthyesit në mes dhe të bëjnë lëmsh! Kur thashë vend i lig e i vockël, e kisha për Italinë mor plak!” dhe iu drejtua kamerës:

“Taulant! Ti e di që unë Shqipërinë e kam në zemër, e sidomos pyjet e Librazhdit! Ma ka lënë vasijet im atë, po rastise rrugës për Librazhd, më ka thënë, ndalo për një pilaf e tasqebab se të bëhet shëndet! Le ta harrojmë këtë muhabet, se u ngatërruam kot. Aman, vetëm Pilosparin mos e lëshoni, se kemi familje e një tufë kalamaqër, do na marrësh në qafë…”

 

*****

SHËNIM / Sado reale të tingëllojnë ngjarjet e mësipërme, ju sigurojmë se Gojët e Liga është rubrikë satirike.                

Share This Article
13 Comments
  • Nderkohe qe tau llafoste me liken e iranit, vete edvini i osbe-se mburrej se ishte edhe kryeminister edhe minister i puneve te jashtme dhe se zari qe kish ne te mëngjërt e kish marre sa per ti mbajtur çanten me plot dokumenta,(kryesisht faqe a4 boshe qe perdoren edhe per fara e vizatime) dhe per ta informuar si po shkonte biseda deri ne ato momente. Por ky nuk ishte qellimi i vetem, per me shume klikoni linkun e meposhtem qe nuk ndodhet ketu per momentin.

  • Irani, tani e ka pisk punen
    Po foli ky gjithe NATO do ngrihet ne gadishmeri numur 1.Ja ky eshte tamam fytyra e Shqiperise, ky nuk din te lidhe breket e kane vene te drejtoje grupin e neo komunistave,ky matrikull, pervec Servilizmin, nuk din te bej gje tjeter.A e mbani mend kur Fatosi yallte bythen me kete derdimen.Por me Edin ka nje merite, se pervec servilizmit mesoj dhe te vjedh e te tregetoje miell per byrekun e ijes.

  • E shikoj Zoteri qe kur flitni per ndonje kuader te Shqipe-
    rise se Mesme nuk Ju mungon QESENDIJA,aq me te-
    per kur behet fjale per Librazhdin, Gramshin, Rrogozhinen,Kavajen….., Luginen e Shkumbinit…! Ju lin-
    ndin ne koken Tuaj alucinacione e delire se si eshte e
    mundur qe te dali nga “ferrat” e Librazhdit nje politikan te
    ketij dimensioni, Sekretari i Pergjitheshem I PS sepse nuk ka qene tradite me politiken shqiptare pergjate 107
    vjeteve. Prandaj sa here qe permendet Zoti Taulant per
    mbiemer ka Librazhdin. Kjo fare ironie e percmimi tre-
    gon se pushteti ka qene gjithemone monopol i Jugut dhe
    Veriut,ndersa Shqiperia e Bute,kazmen !!! Ajo ka vetem
    nje “detyre” : t’u jape politikaneve babezites te pushtetit
    te Mira materiale …..! Zgjohu…..!

  • E nuk ishte vetem Taulanti, por flake per flake iu pergjigjen Khomeinit edhe te tjere politikane te larte, po njelloj si ne kohen e partise, kur i pergjigjeshin imperializmit amerikan dhe revizionizmit sovjetik, dhe ata i zinte data nga PPSh-ja!

  • O zot ,perse me solIe ne kete bote!Besoj se kjo eshte dicitura me e goditur.Shpresoj te jem fituesi I cmimit $5 per dicituren me te goditur.

  • Per ju qe e ironizoni Taulantin,kam nje njoftim:
    “Taulanti kerkon nje motren tuaj”…
    Aresyen nuk e di…
    Mbase per ndonje film te kohes…

  • Ajetollahu i Madh Taulant PALLA, nxenes i shkolles se Sekuritateas Rumune, qe nuk ka fytyre turpi te fyje inteligjencen e gjithe Shqiperise, sepse Shqipetaret e votuan. Prandaj Ajetollahu i Madh PALLA pëllet si i qmendur, dhe me e keqja eshte kur i degjoj disa ish mesues te tij te shkolles fillore, se ky ka qene nxenes i mire, por tani politika e ka marre ne qafe, se keshtu si qun eshte i mire. Shkolla nuk i ka shkuar edhe aq, po hajt mo… se kujt i ja shkuar shkolla ne komunizem, me rendesi postin e ka pasur me amanet nga PPSH! Te gjitha TV e fillojne Revisten Televizive me “rrezikun e imperializmit” dhe deklaratat e Ajetollaheve te Partise se Punes neper aktive, lagje, fshatra, qytete, bashki, qarqe, … duke bere gara cili po e fiton qmimin “Freshisti me aktiv”, “Biri me i vlefshem i Partise”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *