Konflikti me Bashën, Mustafaj mbron Rulin: Do i shkarkoja krerët e degëve

Dita

Ish-­ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka folur për TVSH-­në në lidhje me përplasjen e Genc Rulit dhe kreut të PD­-së, Lulzim Basha në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar.

Ruli i kërkoi Bashës sanksione për disa kryetarë degësh që kritikonin nëpër rrjetet sociale ish-­ministrat e PD­-së, apo figura të tjera të saj, ndërsa Basha e kundërshtoi. Për këtë arsye, Ruli u largua nga mbledhja në mënyrë demonstrative.

Për Besnik Mustafajn, Genc Ruli kishte të drejtë. “Genc Ruli kishte një farë të drejte, pasi gjuha e përdorur nga disa kryetarë degësh ka qenë e patolerueshme. Sidomos ai në Vlorë, mos gaboj. Të isha unë kryetar i PD-­së do t’i kisha shkarkuar në vend. Sepse kryetari e ka këtë kompetencë t’i shkarkojë menjëherë”, tha Mustafaj për TVSH­-në.

Sipas Mustafajt, kreu aktual i PD-­së nuk ka arritur që të ngjallë shpresën e nevojshme te qytetarët dhe ndaj i humbi zgjedhjet.

Share This Article
3 Comments
  • KJO ESHTE FATKEQESIA ME E MADHE PERSE NUK SHKARKONI SALI BISHEN AJO ESHTE E KEQJA ME E MADHE QE KENI O RROTA PRASI QE JU FUTI SALIU NE PARTI SA PER NUMER.

    PASTAJ VAZHDONI NGA TE TJERET SI PUNA BASHES ME SHOKE.

  • O Beso…
    dil nje here nga ambasada frenge,
    qe te mos bjesh ere allaturka!
    Ti flet sikur eshte ende shoku Enver, o njwri…!
    Edhe Kocua, qe vuri lule tek Kumandari, nuk e thote llafin si ti.
    Po ta shkarkonin “ate te Vlores”, do veje ti te llafosje me Vlonjatet?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *