Konflikti me deputetin Prenga, “arrest me burg” për vëllezërit Cali

Dita

Gjykata e Kurbinit ka dhënë sot masat për vëllezërit Cali, pas konfliktit me deputetin Armando Prenga për lagunën e Patokut.

Ndaj Nikoll dhe Gjergj Calit u dha “arrest me burg” me akuzën e plagosjes së rëndë, kurse ndaj Gjok Calit u dha masa “detyrim paraqitjeje”.

Dosja për vëllezërit Cali i kaloi Prokurorisë së Kurbinit pas ndarjes nga dosja “Prenga”.

Deputeti socialist u lirua nga paraburgimi pak ditë më parë, pasi Gjykata e Lartë vendosi masën “arrest shtëpie”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *