Konflikti me Korenë, Mattis: Nuk heqim dorë nga diplomacia

Ornela

Shteteve të Bashkuara nuk u mungojnë kurrë zgjidhjet diplomatike kur vjen puna për të trajtuar krizën në Korenë e Veriut.

Kështu u shpreh Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, pak pasi Presidenti Donald Trump shkruajti në Twitter se bisedimet nuk janë zgjidhje ndaj ambicieve ushtarake të vendit.

Rusia ka paralajmëruar gjithashtu Shtetet e Bashkuara kundër një aksioni ushtarak, duke thënë se ai do të kishte pasoja të paparashikueshme.

Koreja e Veriut shkaktoi alarm të martën, kur lëshoi një raketë mbi Japoni. Raketa, të cilën Japonia e cilësoi një kërcënim të paprecedentë kaloi mbi rajonin e Hokaidos në orët e para të së martës përpara se të binte në det.

Peniani tha më vonë se ky ishte hapi i parë i një operacioni më të gjerë ushtarak në Paqësor dhe përsëriti kërcënimet ndaj ishullit amerikan të Guamit.

Por, kur u pyet nëse ishte e vërtetë se Uashingtoni e kishte humbur shpresën tek diplomacia, Mattis dukej se nuk ishte dakord me Presidentin. Të mërkurën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes u takua në Pentagon me homologun e tij koreano-jugor, Song Young-moo.

Takimi zhvillohet ndërsa dy vendet përpiqen të gjejnë mënyrat se si t’i trajtojnë provokimet e fundit të Koresë së Veriut.

“Ne nuk na mungojnë kurrë zgjidhjet dipolomatike. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me Korenë e Jugut dhe ndajmë përgjegjësinë për të garantuar mbrojtjen e vendeve dhe interesave tona”, tha Mattis.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae-in ranë dakord gjatë një telefonate mes tyre sot se duhet të ushtrohet presion maksimal mbi Korenë e Veriut, në mënyrë që ajo të angazhohet në bisedime për zgjidhjen e krizës.

Share This Article
1 Comment
  • Lufterave ju ka KALUAR koha..
    ruga PAQESORE e adhmia e BOTES !.
    Ate Parim pac, i nderuar sekratar i shtetit te Sh.B.A,-se Jame Mesic,per zgjidhien e konflikteve me ruga paqesore.Kjo RUGE e ardhmia e BOTES.
    Lufterave ju ka kaluar koha.Gara Paqesore e ardhmie e BOTES.
    NENA Pashako-bije SHQIPTARE !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *