Prokurori shqiptaro-amerikan tenton “pajtimin” te Krimet e Rënda

Mila Hysotoci

Ambasada Amerikane duket se ka marrë përsipër që të paqtojë konfliktet brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që vazhdon prej një jave të jetë e përçarë pas ndëshkimit të 10 prokurorëve nga Arta Marku.

Atëherë kur prokurorët të ndëshkuar dhe të pandëshkuar po i shmangen njëri-tjetrit dhe kur eprorja e tyre Donika Prela vazhdon me truproja në zyrë, prokurori amerikan Gjon Junçaj e ka sfiduar atmosferën. Duke zgjedhur një bar fare pranë godinës së Krimeve të Rënda, prokurori Junçaj, një shqiptaro-amerikan që ka 3 vjet në Shqipëri, ka evituar takimin në zyrën që ka në të njëjtën godinë.

Junçaj ka gjetur një mënyrë tipike shqiptare, duke zgjedhur një ambient publik për të pirë kafe shtruar me kolegët shqiptarë. Tavolina miqësore me Junçajn kishte edhe prokurorë të ndëshkuar nga Arta Marku, edhe të pandëshkuar, nga ata që nuk e bojkotuan shortin e Prelës, por që ndajnë të njëjtin mendim me kolegët.

Kafja ka zgjatur gati një orë dhe më pas, të dyja palët janë ndarë, Junçaj ka vazhduar axhendën jashtë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa prokurorët i janë drejtuar zyrave ku ata po përgatisin paditë kundër Arta Markut dhe Donika Prelës – raporton TCH

M.H/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Jane keta Prokurore plehra te vendosur nga Sali serbi, qe flene ne dosjet e krimit te Saliut, Like blloku, Haxhinastro, Shkerdhenit, Argita korbi, Lulit, Mediut, Bodes, ndryshku Pollo e te tjere plera qe kane vjedhur e vrare dhe gjemb ne kembe nuk u ka hyre.

  • Paksi ngaterrushem keto nderhyrjet.Por ma mire presim se si do shkojne punet.Nga nji ane Kryeprokurorja Marku jep goditje.Nga ana tjteter ky zotnia shqiptaro amerikan Junçaj me detyre prokuror.Mbasi zgjidhe lojen me bisedime alla kafe shqiptarshe.Qe nuk po dihet kafet ishin me filxhan alla turke apo filxhan cajit moderne Amerikane.Me ti pi me fund kafet.Te pakenaqunit prokurore i pervishen punes neper zyrat e tyre per te paditun Kryeprokuroren Marku dhe donika Prelen.

  • Ja nuk di te mungonin komentet e militanteve qe as nuk ia kane idene se cfare po ndodh me prokurorine dhe arsyet pse prokuroret refuzojne te ndjekin ceshtjen “Shullazi”. Si mund te ndjehen te sigurte porkuroret qe te marrin persiper nje ceshtje te tille kur shteti favorizon haptazi kriminelet e krimin, kur majen e shtetin e kane ne dore bandat kriminale?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *