Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias bëri të hënën thirrje për sanksione kundër Turqisë, duke thënë se shteti turk nuk kishte arritur të merrte parasysh paralajmërimet mbi veprimet e tij në Mesdheun Lindor të lëshuara nga Këshilli Evropian në Tetor.
“Qëndrimi i Turqisë përbën një provokim kundër BE si një e tërë”, tha Dendias në një takim të ministrave të jashtëm të BE.
Në takimin e ministrave të Jashtëm mësohet se nuk do të ketë vendime kundër Turqisë. Vendimi për sanksione ose jo ndaj Turqisë do të merret në samitin e së enjtes të liderëve të BE-së.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është shprehur i gatshëm të negociojë në lidhje me konfliktin me Greqinë, por në të njëjtën kohë ka shtuar se nuk i trembet kërcënimeve, duke nënkuptuar sanksioneve.
Nga ana tjetër, Europa nuk duket për momentin të jetë unike në këtë çështje dhe se pesha kryesore i bie Gjermanisë të zgjidhë këtë konflikt, pasi kryeson presidencën e radhës së BE-së.
Konflikti mes dy shteteve ka nisur pasi Turqi ndërmori kërkimet në Mesdhe, si kundërpërgjigje ndaj paktit mes Greqisë dhe Egjipitit për ndarjen e kufirit detare.
Prej mëse tre muajsh marrëdhëniet mes dy shteteve kanë qenë tepër të tensionuara dhe Athina po mbështet fuqimisht nga Franca.
j.l./ dita

Tiq e mos e kput-thoshte Lale Hekri.
Je bere si Lale Hekri mor Erdogan!
Rron me ajo turkesha sulltane Tanzu Ciller?
Perpara Sulltan,
Je shprese per popullin
Tregoju vendin zullumqareve
Gjithe shqiptaret jane me ty.