Banorët e një shtëpie në rrugën “Fortuzi” në Tiranë u përplasën mëngjesin e sotëm me përmbaruesit privatë, pasi nuk pranojnë të lirojnë godinën. Banorët thonë se personi që pretendon pronësinë e shtëpisë një-katëshe nuk është pronari i ligjshëm.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se një prej banorëve ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të përmbaruesve, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisariat Artan Sadikun, ndërsa sekuestroi edhe një armë të llojit kallashnikov.