Konflikti për pronën, vritet 31 vjeçari

Elton Tafaruci

Një 31 vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme (10:15) në fshatin Gjuraj, njësia administrative Plan të Dukagjinit në rrethin e Shkodrës. Policia bën me dije se viktima është shtetasi Gjok Arra.

Autorë të krimit sipas policisë lokale dyshohet se janë vëllezërit, Luvigj Bludaj, 31 vjeç dhe shtetasi Çesj Bludaj, 37 vjeç banues në të njëjtin fshat, ndërsa krimit dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie.

 “Nga shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit Shkodër janë ngritur pikat e kontrollit në hyrje të zonës dhe janë në ndjekje të autorëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë gjyqësore për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. nga verifikimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikt me bazë pronën”, thekson policia.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *