Konflikti Rama-Meta, Basha: Krizë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese

DITA Online

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News, tha se konflikti midis Presidencës dhe Kryeministrisë për çështjen e ministrit të ri të Brendshëm, është një nga dimensionet e krizës së mungesës së Gjykatës Kushtetuese.

E para është problemi institucional që i takon një institucioni, që është Gjykata Kushtetuese, që vendos për interpretimin e Kushtetutës, përcakton qëndrimet e kryeministrit dhe Presidentit. Ajo që është zbuluar në këtë episod një javor, është dimensioni institucional i krizës që përjetojnë shqiptarët, ky është dimensioni i krizës kushtetuese. Që prej një viti, shqiptarët nuk kanë Gjykatë Kushtetuese. Një vend pa Gjykatë Kushtetuese, është një vend që qeveriset në kushtet e paligjshmërisë.

Madje, dikush do të thoshte në kushte të ngjashme me grushtin e shtetit. Me zhdukjen e Gjykatës Kushtetuese, do të thotë që ky pushtet absorbohet nga një grusht njerëzish dhe këtë e shohim ditë për ditë, që nga ligji për teatrin e deri tek protesta e banorëve që shohim tek Unaza e Re. Dimensioni institucional i krizës është i qartë edhe me rastin e konfliktit të Presidentit dhe kryeministrit për ministrin e Brendshëm.

Nuk ka pikë rëndësie nëse në atë ministri shkon Lleshi si ministër apo shkon dikush tjetër. Ministria e Brendshme është kontrolluar drejtpërdrejt nga kryeministri dhe dërgimi i një vartësi, këshilltari pa profil politika është dëshmia e zbuluar që Rama kërkon të kontrollojë plotësisht Ministrinë e Brendshme, pa asnjë pengesë. Kjo që po ndodh është rënia e Ministrisë së Brendshme për të mbrojtur veten, familjarët, Tahirin, Dakon, Ballën dhe skandalet e mëdha politike dhe kriminale për të cilën kjo qeveri njihet edhe tek partnerët tanë ndërkombëtar“, u shpreh Basha.

 

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Lul Shalengjiturin nuk e arrestojne dot:
    E para, Rama i ka dhene amnisti per krimet dhe vjedhet e bera ne bashkepunim me serbin Sali Kara-xhic.
    E dyta, Luli leviz vetem me Raport-Mjekesor qe nuk e pranojne ne shkolla as per justifikim mungesash dhe ai nderpret me to procest gjyqesore sic ishte rasti i Gjykates se Larte, per vjedhjen e kombit ne rrugen e kombit me 230 milion euro dhe per 4 pushkatimet ne Bulevard nuk ka bythe askush t’a marre si te pandehur..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *