Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në muajin e parë të 2016, sikundër edhe ishte parashikuar.
Megjithëse pati një kërkesë më herët për shtyrjen e Kongresit, është kryetari i PS-së, Edi Rama ai që ka vendosur përfundimisht që ky kongres të mos shtyhet.
Rama zhvilloi sot një takim rreth një orë me koordinatorët e Partisë Socialiste, ku të pranishëm ishin ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputeti Taulant Balla, ministrja Lindita Nikolla, si dhe deputetët Ulsi Manja dhe Koço Kokëdhima.
Ishte vetë Kokëdhima ai që kishte kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Kongresit përtej muajit janar. /Dita/

Po kujt i plasi nese do behet apo nuk do behet.
fjalimin pershendetes ne emer te partive motra do ta mbaje shoku Sali Berisha.