Nga DHIMITËR SHTËMBARI*
Botuar në DITA
Në kushtet e pushtimit të dyfishtë, së pari nga fashistët italianë dhe, më pas, edhe nga nazistët gjermanë, popullit shqiptar i nevojitej një forcë politike sa udhëheqëse, aq edhe frymëzuese e organizuese. Dhe kjo forcë politike, siç e dëshmon historia, qe Partia Komuniste Shqiptare, e vetmja si e tillë, pa një të dytë, në shkallë vendi.
Balli Kombëtar, i lindur si reaksion i Partisë Komuniste Shqiptare, mbeti thjeshtë një organizatë pa lidership, e shthurur, deri sa degjeneroi plotësisht, duke rënë më në fund në prehër të pushtuesve nazistë!
Partia Komuniste Shqiptare që në Rezolucionin e saj Themelues, si përparësi thelbësore në platformën e saj pati luftën e pandërprerë të popullit shqiptar kundër pushtuesve të huaj, deri në çlirimin e plotë të vendit.
Dhe nuk ishte pa domethënie edhe ajo që ndodhi ditën e themelimit të kësaj Partie: më 8 nëntor 1941, në Korçë, organizohej një demonstratë masive antifashiste dhe pikërisht aty binte në fushën e nderit Koci Bako – Hero i Popullit.
Që nga ky çast rruga e popullit do të ishte rruga e lavdisë.
Salla ku u mbajt Kongresi I Antifashist i Përmetit
Konferenca e Pezës i parapriu me vendime Kongresit të Përmetit
Gjatë katër viteve luftë të pandërprerë kundër pushtuesve, fashistëve më parë e pastaj nazistëve, Partia Komuniste Shqiptare, udhëheqëse e vetme e kësaj lufte, sipas një programi perspektivë eci bindshëm sipas hapave të paracaktuara historike.
Në Konferencën I Antifashiste të Pezës (16 shtator 1942) gjithmonë me vështrimin drejt së ardhshmes, qe miratuar krijimi i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine, pasurie dhe ideje. Vetëm dy vjet më vonë, në Kongresin I Antifashist (në Kongresin e Përmetit) ky Front Antifashist do të bëhej edhe me Kryesi, deri edhe me Komitet Antifashist, i cili do të kishte atributet e një qeverie provizore.
Mes shumë detyrave të tjera shumë të rëndësishme, që u diskutuan në Konferencën e Pezës qe edhe ajo, (që vetëm dy vjet më vonë do të konkretizohej në Kongresin e Përmetit), që kishte të bënte me “…krijimin e një Shtabi Madhor për drejtimin e luftës”. Rreth kësaj teme në Pezë pat pasur debate të shumta, deri edhe me tone të ngritura nga disa diskutantë.
Po në Konferencën e Pezës qe hedhur edhe mendimi tjetër, që të shumoheshin çetat antifashiste, si bërthamat e para të asaj Ushtrie, që më vonë, mbas Kongresit të Përmetit, do të ishte e madhe, e rregullt, deri dhe me grada ushtarake.
Konferenca I Antifashiste e Pezës orientoi ngritjen e këshillave nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin, që do të përbënin bazamentin e asaj qeverie të përkohshme që do të miratohej në Kongresin e Përmetit.
Konferenca I Antifashiste, e Pezës, dy vjet para Kongresit të Përmetit, frymëzoi rreshtimin e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist anglo – sovjeto – amerikan.
Sigurisht, nuk mund të mos bënte fjalë kjo konferencë edhe për objektivin final: krijimin pas lufte të një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike.
Komandanti i Përgjithshëm i UNÇSH, Gjeneral Enver Hoxha, duke u njohur në hartë me teatrin e luftimeve.
Teksa vendoseshin gradat, UNÇSH merrte fytyrën e një ushtrie evropiane
Para se të shkohej në Kongresin e Përmetit, kongres me atributet e një kuvendi që miratonte jo thjesht parime politike, por ligje dhe vendime me karakter kushtetues, më 10 korrik të vitit 1943 në Labinot të Elbasanit qe krijuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare (UNÇSH).
Është me interes për lexuesin të dijë, se cilët do të ishin drejtuesit dhe anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, sepse kjo, pastaj, ka lidhje edhe me çka do të vendosej në Kongresin e Përmetit, që do të mbahej një vit më vonë:
Me propozim të Enver Hoxhës si Sekretar i Përgjithshëm i PKSH, anëtarë të këtij Shtabi do të zgjidheshin Enver Hoxha, Spiro Moisiu, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Ramadan Çitaku, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Dali Ndreu, Mustafa Gjinishi, Sejfulla Malëshova dhe Bedri Spahiu.
Në mbledhjen e tij të parë ky Shtab zgjodhi komandant të tij Spiro Moisiun, ndërsa komisar Enver Hoxhën.
Po në mbledhjen e tij të parë të 10 Korrikut 1943 ky Shtab zgjodhi edhe një numër sektorësh e komisionesh. Zgjodhi Shtabin Operativ, ku veç Spiros dhe Enverit bënte pjesë edhe Dali Ndreu, si oficer karriere.
Zgjodhi Komisariatin politik, në të cilin bënte pjesë veç vet Enverit, edhe Ramadan Çitaku.
Zgjodhi Seksionin e brendshëm, në të cilin bënin pjesë Mustafa Gjinishi dhe Haxhi Lleshi.
Zgjodhi edhe Seksionin e Shëndetësisë me drejtues Ymer Dishnicën.
Gjithë këto “ingranazhe” do të mund të vinin në lëvizje tërë UNÇSH, që tashmë ishte në një fazë të re, shumë të rëndësishme.
Një vit më vonë Kongresi i Përmetit i dha Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare autoritetin e plotë të një ushtrie të rregullt.
Ballistët synonin ta rrëmbenin LANÇ me krahëmarrje!
Vetëm njëzet ditë më vonë se 10 Korriku i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, “nisiativën politike” u orvatën ta merrnin krerët e Ballit Kombëtar. Kur po e shihnin, se nacionalçlirimtarja vazhdonte të fitonte terren politik e ushtarak në popull, u përpoqën të realizonin një “krahëmarrje” politike: pranuan të organizohej një tip “konferencë Peze”, por tashmë jo në Pezë, por në Tapizë e në Mukje, fshatra në ish rrethin e Krujës.
Nisur nga dëshira e mirë që t’i shërbehej çështjes së çlirimit të Atdheut, Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (i përkohshëm) dëshiroi të bënte bisedime me krerët ballistë. Synimi ishte që t’i ftonte të futeshin në luftë kundër pushtuesve të huaj.
Dhe nacionalçlirimtarja shkoi në fshatin Tapizë, (ku u zhvillua seanca e parë e bisedimeve ) me delegacionin e vet me kryetar Ymer Dishnicën. Nga pala tjetër, e Ballit, u paraqitën Mitat Frashri – kryetar, Hasan Dosti, Faik Quku, si dhe të tjerë.
Anëtarët e delegacionit të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (i përkohshëm) shkonin në bisedime të nisur nga frontet e luftës kundër fashistëve, ndërsa ata të Ballit vinin nga sallonet, ku flirtonin me autoritete fashiste!
Dihet tanimë qëndrimi i Ballit Kombëtar në Mbledhjen e Mukjes: u vinte kryq gjithçkaje që ishte bërë nga ana e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (i përkohshëm), i vinte vizë luftës që ishte bërë deri në këtë kohë nga partizanët dhe gjakut të derdhur nga qindra dëshmorë, shpërndante çetat që ishin krijuar deri në atë kohë dhe shpërbënte këshillat nacionalçlirimtare që ishin ngritur! Shkurt, krerët e Ballit kërkonin të fillohej nga e para, duke propozuar një të ashtuquajtur Komitet për Shpëtimin Kombëtar! Dhe në këtë të ashtuquajtur Komitet kërkonin që të përfaqësoheshin të barabartë me nacionalçlirimtaren!
Kryetari i delegacionit partizan ra në kurthin e ballistëve! U desh që të ndërhynte personalisht Enver Hoxha, që t’u grisej maska dallaverexhinjve të Ballit, që jo shumë vonë shkuan dhe u ulën në prehër të nazistëve gjermanë! Ballisti Skënder Muço e shikonte më të udhës të bashkohej me nazistin gjerman, se sa me komunistin shqiptar, paçka se antikomunisti i tërbuar Çurçill i kishte shtrirë dorën e bashkëpunimit për luftë kundër Hitlerit kreut të komunizmit botëror, Stalinit.
Ja, kështu, shumë më të qartë dhe me objektivë të rinj për LANÇ dhe Shqipërinë u shkua në Kongresin e Përmetit.
Anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH Enver Hoxha, Mustafa Gjinishi, Ramadan Çitaku dhe Dali Ndreu së bashku me oficerë të Misionit Ushtarak Britanik në Shqipëri.
Në qytetin e Përmetit, aty ku jehonte lavdia e vëllezërve Frashëri
Me propozim të PKSH, Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (i përkohshëm) vendosi që Kongresi I Antifashist të mbahej në qytetin e lirë (por të shkrumbuar nga fashistët) të Përmetit. Dhe nuk u zgjodh fare rastësisht ky qytet për t’u mbajtur Kongresi. U zgjodh, sepse në këtë rreth gjendej shtëpia e vëllezërve Frashri, emri dhe vepra e të cilëve patën frymëzuar mbarë një popull në luftën e tij patriotike për Pavarësinë e Shqipërisë dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Në Kongres morën pjesë 168 delegatë të zgjedhur nga zonat e lira, nga zonat e pushtuara prej armikut, nga Brigadat Sulmuese dhe batalionet partizane e vullnetare, nga Bashkimi i Rinisë Antifashiste dhe Bashkimi i Gruas Antifashiste etj.
Në zonat e çliruara dhe në formacionet e ushtrisë delegatët qenë zgjedhur në mënyrë demokratike, me votim të hapur, ndërsa në zonat e paçliruara qenë zgjedhur nga këshillat e qarqeve apo nga ato të qyteteve.
Kongresin e çeli me një fjalim të shkurtër Dr. Omer Nishani, kurse raportin “Zhvillimi i Luftës Nacionalçlirimtare të popullit në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare” e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKSH, udhëheqësi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Enver Hoxha.
Kongres atdhetar për nga pjesëmarrësit, historik për nga vendimet
Kongresi I Antifashist i Përmetit analizoi dhe miratoi punën e bërë nga ana e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar (i përkohshëm) dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH.
Ai miratoi veprimtarinë e përgjithshme të udhëheqjes së Luftës, si dhe udhëzimet e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH.
Ndërkohë, Kongresi zgjodhi organet më të larta të organizmit shtetëror: Këshillin e Përgjithshëm Antifashist, si përfaqësuesi i vetëm i sovranitetit të shtetit dhe i popullit shqiptar. Ky Këshill i përbërë prej 121 anëtarësh përfaqësonte gjithë vendin dhe të gjitha shtresat shoqërore, pjesëmarrëse në luftë.
Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi Kryesinë e tij prej 21 anëtarësh me kryetar Dr. Omer Nishanin. Kjo Kryesi do të ushtronte detyrën e saj në periudhat midis seancave të Këshillit. Në përbërje të kësaj Kryesie ishin Enver Hoxha, Spiro Moisiu, Baba Faja Martaneshi, Hasan Pulo, Koçi Xoxe, Ramadan Çitaku, Sejfulla Malëshova, Dr.Ymer Dishnica, Liri Gega, Islam Radovicka, Nako Spiru, Tuk Jakova, Mustafa Gjinishi, Haxhi Lleshi, Gogo Nushi, Siri Shapllo, Spiro Koleka, Qiriako Harito, Gjergj Kokoshi, Ollga Plumbi, Gaqo Tashko, Koço Tashko e Sami Baholli.
Ndërkohë, u zgjodh edhe Komiteti Antifashist me atributet e një qeverie të përkohshme, i kryesuar ky nga Enver Hoxha, në këtë kohë Sekretar i Përgjithshëm i PKSH.
Ky Komitet, që ishte me atributet e një qeverie provizore, përbëhej nga 11 anëtarë: Enver Hoxha – President dhe Myslym Peza – nënpresident. Pastaj vinin me radhë: Haxhi Lleshi, i ngarkuar me Punët e Brendshme, Dr.Omer Nishani i ngarkuar me Punët e Jashtme, Manol Konomi, i ngarkuar me Drejtësinë, Dr. Medar Shtylla, i ngarkuar me Ekonominë, Ramadan Çitaku, i ngarkuar me Financën, Spiro Koleka, i ngarkuar me punët botore, Dr. Ymer Dishnica, i ngarkuar me Shëndetësinë, Sejfulla Malëshova, i ngarkuar me Kulturën e Arsimin dhe Bedri Spahiu, i ngarkuar me Rindërtimin ekonomik.
Kongresi miratoi ligje dhe vendime me karakter të mirëfilltë kushtetues
Gjatë atyre katër ditëve që vazhdoi Kongresi I Antifashist, që në histori ka hyrë me togfjalëshin “Kongresi i Përmetit”, u miratuan edhe shumë ligje të tjera shumë të rëndësishme.
Dhe konkretisht:
Të ndërtohej Shqipëria e re demokratike e popullore, sipas vullnetit të lirë të popullit, që shprehej solemnisht në Këshillin e Përgjithshëm Antifashist NAÇL.
T’i ndalohej ish – mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihej asnjë qeveri që mund të formohej brenda, ose jashtë vendit kundër vullnetit të popullit.
Të vazhdohej më me ashpërsi lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtarëve shqiptarë, deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik – popullor në të gjithë vendin.
Ndërkohë, u morën edhe disa vendime të tjera historike: Të rishikoheshin dhe të prisheshin të gjitha marrëveshjet politike dhe ekonomike me të huajt, që binin në kundërshtim me interesat e popullit dhe të kombit shqiptar.
Me vota unanimi u mor vendimi për shndërrimin e Ushtrisë NÇL në ushtri të rregullt, me një udhëheqje të njësuar dhe me një komandë të përgjithshme. Komandant i Përgjithshëm i UNÇSH u caktua Gjeneral- kolonel Enver Hoxha. Ndërkohë, Kongresi dha orientime edhe për krijimin e divizioneve e të korparmatave, si njësi ushtarake të domosdoshme për arritjen e sigurt të çlirimit të atdheut.
Mes shumë vendimeve të tjera me karakter kushtetues, ishte edhe ai që kishte të bënte me vendosjen e gradave në Ushtri, si dhe ai për kalimin e UNÇSH në Mësymje të Përgjithshme për çlirimin e plotë të trojeve shqiptare.
Kongresi vendosi edhe rekrutimin e detyrueshëm të të rinjve shqiptarë në radhët e UNÇSH.
Gjithashtu, Kongresi zgjodhi një Komision për zbulimin dhe vërtetimin e krimeve të pushtuesve e të bashkëpunëtorëve të tyre, si dhe për zbulimin dhe vërtetimin e emrave të kriminelëve të luftës.
Sakaq, Kongresi u drejtoi përshëndetje popullit dhe ushtrisë sovjetike, Marshallit Stalin, Presidentit amerikan Rusvelt dhe Kryeministrit anglez, Uilson Çurçill.
* * *
Kundër Kongresit I Antifashist, atij të Përmetit, janë lëshuar me tërsëllëmë dhe vazhdojnë të dërdëllisin deri edhe historianë me emër. E kritikojnë, e mallkojnë dhe e injorojnë! Ishte Kongres “komunistësh”, thonë. Ishte Kongres pa kurrfarë rëndësie historike!
Mirëpo e vërteta është krejt ndryshe: Kongresi i Përmetit i dha një grusht asgjësues monarkisë. Ahmet Zogut, që tradhtoi Shqipërinë në çastin më të vështirë të saj, nuk e la më t’i shkelë këmba në atdhe.
Kongresi i Përmetit ishte kuvend shqiptarësh të vërtetë, që frymëzoi UNÇSH dhe mbarë popullin shqiptar për çlirimin e plotë të Atdheut.
* Nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i kombit”
Kongresi Permetit i dha nje grusht te forte Monarkise Demokratike Liberale te Amet Zogut.
Kongresi i Permetit i dha nje grusht asgjesues Te Drejtes se popullit per te zgjedhur me voten e lire Pushtetin qe do.
Kongresi Permetit asgjesoi te gjitha forcat nacionale qe moren pjese ne Front per Clirim ne Konferencen e Pezes,duke shkarkuar Spiro Moisiun dhe duke shpallur ARMIK organizatorin e Qendreses qe nga 7 prilli,Abaz Kupin.
Kongresi Permetit HOQI MASKEN e luftes per clirim dhe nxorri ftyren e vertete te Juntes komuniste serbo sllave te enver hoxhes,Miladin Popovicit,Dushan Mugoshes
Kongresi Permetit e lidhi perfundimisht fatin e Shqiperise me qerren sllave.Aleateve Amerikano-engleze ju tha;Kalova lumin,Ju dhjefsha kalin,,duke anuluar te gjitha marreveshjet qe shteti shqiptar kishte nenshkruar me keto shtete.
Kongresi i Permetit emeroi Pushtetin e Forcave te Armatosura komuniste,,Si pushtues i ri i Shqiperise konfirmoi Te Drejten e grykes se pushkes.Pushteti fitohet me gryken e pushkes dhe mbahet me gryken e pushkes.
Ne plan kombeytar pergatit uyshtrine per te sulmuar Kosoven,Maqedonine,Malsine shqipe te Malit te Zi,per tja kthyer Serbise dhe Cernagores.
Ha,ha morre Demo! Që të jesh zogist, është e drejta jote, por të thuash që populli e dashuronte Ahmet Zogun dhe rregjimin e tij, është gënjeshtër në fuqi infinit. Gënje më pak, se të bën mirë për shëndetin tënd mendor!
ahaha, fiks fare
Monarki Demokratike Liberale e Zogut matjan ????!!!!
O demo o legen sfole kur njeher nje fjale te mire persa i perket LANCI,turp te kesh e te mallkofte gjaku i deshmoreve qe dhan jeten per clirimin e atdheut.VFLP
Kopuket, qe me mbeshtetjen e armiqve shekullor antishqiptar sllav vendosen ne Shqiperi DIKTATUREN KOMUNISTE GJAKATARE DHE FALIMENTARE.
Kongresi Permetit ishte Antikombetar,Anti Demokratik,
Anti Amerikan dhe Antievropian.
E ke mire ,O Demo ! Fat i keq per Shqiperine qe nuk dolet Ju ne krye per te drejtuar popullin e te shkallmonit ” mizorite” e Partise Komuniste”. Mire ne ate kohe ,por pse nuk dilni ne krye edhe tani qe te shpetoni kete popull . Jo vetem Enver Hoxha ishte nje budalla ,por budallenje qene edhe udheheqesit e tjere te Europes Lindore, madje edhe Cercilli ,Ruzvelti dhe Stalini qe njohen LANC te hudhehequr nga PKSH me ne krye Enver Hoxhen, Por ja qe edhe Kosova e fitoi lirine me gryken e pushkes dhe me lutje nuk e fitoi dote. Pa tjeter qe eshte merite Natos, por perseri liria e Kosoves u fitua me grukenm e pushkes. Edhe Ukraina po e mbron vendinn dhe lirine po me gryken e pushkes. Ndaj ,O Demo,mos “vono” e dil ne keye te popullit se po te presim.
Te vertetat historike te nje populli nuk mundet asnje diktator e despot ti mohoje e deformoje e jo me lloj lloj kalemxhinjsh soj sojë .
I nderuar shoku yne i shtrenjte Dhimiter .
Pergezime e veç urime : Te kendofte penda gjithmone deri sa te kesh fryme e fuqi per te shkruar per te vertetat dhe vlerat e madherishme te Luftes Antifashiste Nac-Çlirimtare te popullit tone liridashes e punetor .
Nuk ishin te pakta dhe arritjet e popullit tone pas çlirimit per gati 50 vjet duke e ngritur lart krenarine, kulturen e arrijet .
Historia do ta vleresoje e i japi vendin qe meriton edhe kesaj periudhe te lavdishme nden udheheqjen e Partise se Punës .
Edhe njehere urime sh. Dhimitër SHTËMBARI .
Demo, nuk e ceke pararedhesin e Kongresit te Permetit,Mbledhjen e 2te te AVNOJ-it Nentor 1943 ne Jajce te Bones is Jugosllavise. Kongresi i Permetit nje kopje miserable e keti te partizaneve te Tios.
Akoma bijt e krimineleve shqipetar, pjella te Popovicit, Mugoshes, Tempos etj furin lavdi keti turpi dhe katastrofe shqipetare.
Lufta Nacional Clirimtare dhe Kongresi i Permetit e rreshtuan Shqiperine ne anen e fituesve te Luftes se Dyte Boterore.
Po te mos ishin Lufta NCl. dhe forcat partizane, nuk do te kishte me Shqiperi.
Jugu i Shqiperise (nga Vjosa e poshte) i ishte premtuar Greqise nga Churchilli, qysh me hyrjen e saj ne lufte.
Pjesa tjeter , do te futej nen ombrellen jugosllave nga Stalini dhe Titua.
Kjo eshte e vertete me saktesi matematike.
Gjithe te tjerat jane opiniobne subjektive
I pari ne fotografi para Enver Hoxhes eshte Behar Shtylla, sekretar politik i zones Gore-Opar ne vitet e luftes. Ne qender eshte Spiro Moisiu.
U dhjefshe u pshurrësh me shume, o “demo”, qe mbete aty ku te futi yt at, ballisti aleat me pushtuesit italo-gjerman!
U mbuloftë hieja e turpit, që kurre nuk e njohet veten, që mbetet dhe mbetet antishqiptarë te felliqur!
Sa i pasionuar qe je pas tradhetarit “mbret” dhe vrasesit te patrioteve të shquar te kombit!
Kur thua se “mbreti” ishte per demokracine liberale, si s’te merr mortja, o “demo”?!
Shqiperia e “mbretit” ishte malarje, tuberkuloz, analfabetizem, injorancë dhe mjerim…
Për mos ta zgjatur më tej me idiotet e ballit, kam te drenten te therras me ze te larte:
Lavdi Luftetareve te Lirise, qe u bënë nje force e organizuar ushtarake atdhetare me mbi 60.000 trupa dhe shporren pushtuesit!
Lavdi deshmoreve, heronjve dhe veteraneve te LNCL!
Lavdi Kongresit Historik te Përmetit!
Lavdi dhe nder Shtabit te Pergjithshem te UNÇSh me ne krye legjendarin, komandant Ebver Hoxha!
Lavdi Bllokut Antifashist Botëror me ne krye ish BS, Britaninë e Madhe dhe ShBA!
Falënderim z Dhimiter Shtembari per shkrimin homazh me te dhena te sakta mbi Kongresin e Permetit dhe vendimet e tij historike!
Komiteti Kombëtar i “Organizatës së Veteranëve e të Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar” eshte nje absurditet allashqiptar. “Pasardhesit” jane me te drejten e trashegimise biologjike apo ideologjike enveriste?!
LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI
PER SLLAVO-KOMUNISTET SHQIPETAR ME QENDER NE BEOGRAD
O gazeta e nerume DITA:
Keni harruar te teegoni fotografine e Titos ne anen e djathte te Enverit te dy te stalla ku u mbajt Kongresi Rezil Bolshevik i Permetit ne 24 maj, vetem nje pyetje ka mbetur pa pergjigje nga kjo date e Zeze Antikombetare e gatuar ne Moske dhe Beograd:
PSE GJERMANET U LARGUAN NGA PERMETI PER DISA ORE DHE ME PAS U RIKTHYEN DUKE VENE NE KONTROLL GJITHE KRAHINEN?
Le te pyesin bolet fanatike te LANC – it kriminal vellavrases jugosllav qysh keshtu gjermanet iken per disa ore nga Permeti dhe u rikthyen tek vendi i krimit kur Enveri u rikthye te vila e Bahri Omarit i patrazuar nga askush, le te pyesin historianin Pellumb Xhufi qe eshte dhender kollovar te familja Omari qe te dale ne drite e verteta dhe marenglenat fosile te Moskes e Putini te heqin dore nga mashtrimet komuniste ne median tone kombetare
SI NJE REZIL I SHQYPNISE QE PO KETKON ANTARSIM NE BE
Kongresi i Permetit ishte legjitimizimi i diktatures me te poshter qe erdhi me pas. Pasojat i vuajme edhe sot. Zhabat dhe krimbat sllavo – komuniste ende kendojne me ze te çjerre per keto alamete qe pesoi dhe vazhdon te pesoje populli i urte shqiptar, viktime e cdo psikopati qe merr pushtetin.
Faleminderit atdhetar i atdhetareve Dhimiter Shtembari si njeri atdhetar se pari dhe, N/kryetar i Komitetit Kombetar te Veteraneve dhe Pasardhesve te Kombit, sa shkruani, per ate ngjarie te rendesishme Kombetare te L.N.Cl te Kongresin Historik- Antifashisht te Permetit ,udhehequr-fitoren e Luftes N.Cl -hedhur themelet e Shtetit te Ri Popullor,kurorezuar,fitoren e 29 Nendorit 1944-terr.
Ju pershendesim,si emigrante nga Larg Atdheut,(kushte e pas 90tes,dertyruar e lena Atdheun),ne *Pasuesit Veterane*me unitet atdhetar,perkujtuam kete date te shenuar,24 Majin*ne mes bashkatdhetareve,me unitet ATDHETAR,mes Torontos..
Lavdi Lufte N.Cl.Mbrodhesi Atdheut tone.
O debil senil, o i currufjepsur, o hipokrit i mutosur nga koka tek kembet. Mjaft genjeve mor hale e piset, o spiun i ndyte, or qelbanik i kualifikuar. Ty eshumta te dhmeb bytha kur mezi dhjet.Ik e ha ate cope buke qe te jpe per meshire kapitalizmi kanadez e mos pirdh me kot.Kur nuk te perlan COVIDi ty or pis, or te rafte lija e majmuneve.
Te faleminderit i dashur Dhimiter per shkrimin kaq objketiv qe ke botuar sot per kongresin e permetit. Je ne rreshtin e pare te atyre qe po ua le me shkrim te verteten e pakontestueshme historike te Luftes Antinazifashiste Nacional Clirimtare te populit shqiptar. Qente lehinedhe kur hane … edhe kur shohin henen edhe kur u eshte afruar ngordhja. Te tilla jane keta tipat si demo e arben etj. Po zaten cdo njeri prej te tilleve mburret me budallallaekun,ligesine dhe armiqsine e vet.Trimat nuk tremben e as harroen. Ti i dashur Dhimiter, je nje shqiptar atdhetar qe evokon me shkrim te vertetat historike prandaj te uroj jete te gjate e pene te mprehur sigjithnje duke iu lene brezave
gjithcka te mire qe kemi arritur ne shqiptaret e vertete me gjak, pune dhe atdhetarizem.Te jam mirenjohes.
ilmi qazimi.