Këto ditë kongresi shumë artikuj gazetash kanë shoqëruar refleksionet e penave tona më të spikatura të analizës. Pavarësisht aspekteve të ndryshme që inspironin këto refleksione, pothuaj tek të gjithë analistët ndihej habia dhe përpjekja për të kuptuar gjëegjëzën e “Numrave të Mëdhenj”.
Lulëzim Basha është jurist, po ka këshilltarë rreth e rreth. “Dikush” ka kujtuar Ligjin e “Numrave të Mëdhenj” dhe i ka sugjeruar:
– A dëshiron që në çdo rast të bëhet ashtu si do ti?
– Po, patjetër – është përgjigjur Luli nxitimthi.
– A dëshiron që në çdo rast zërat ala-Mesilë të sfumohen nga zërat ala-Gridë?
– Po, po, – përgjigjet me ngazëllim Luli tek i shkëlqejnë sytë.
– E pra, “Ligji i Numrave të Mëdhenj” është shpëtimtari.
Dhe është vërtet.
Eksperimenti thotë se nëse hedh 100 monedha, mund të bien më shumë pilë sesa kokë. Por, nëse hedh 7500 monedha e pastaj 300 monedha, patjetër që do barazohet numri i kokë me ato pilë. Tani, teoria nuk thotë 7500 në fakt, thotë miliona. Po nuk ka gjë, në rastin e PD-së mund të funksionojë dhe me 7500. Të paktën kështu i thotë këshilltari. Ashtu bëri Lulëzim Basha, por në thellësi të vetes i mbetet dilema: “Po sikur këshilltari të ketë gabuar në shifrën 7500 dhe 300, se ai nuk është as matematicien… është vetëm mjek…” dhe kthen kokën me frikë duke parë “këshilltarin” në sy, “po sikur mjeku të dijë të lexojë mendimet…?”. Nuk vëren gjë për t’u shqetësuar dhe qesh si gjithmonë.
Ah sikur të mundej të aplikonte milionin! Jo atë të shuplakave, tjetrin. Atëherë do të ishte më i qetë, se do të ishte më afër teorisë.
Gjithsesi, ai prapë shpreson që 7500 të jetë mjaftueshëm numër i madh, që të sjellë në çdo rast rezultatin 50-50. Se pastaj plus njëshin e rregullon vetë ai. Kokë a pilë, kjo është çështja.
Po në fakt, nuk është vetëm kjo çështja. Është dhe ajo çështja tjetër… ajo çështja e shumicës, e 1 milionshit që nuk duket se po bëhet dot… Madje, bojkoti duket se po e bjerr e po e bjerr çdo ditë. Këtu vjen në tablo çështja tjetër, ajo më e madhja: Vërtet po zvogëlohet kaq shumë PD?
Kjo në fakt përbën problemin e vërtetë të të gjithëve: PD i detyrohet demokracisë së brishtë shqiptare. I detyrohet këtij populli që i dha shumëçka këto 23 vjet: Edhe sakrifica, edhe jetë, edhe shpresë.
I detyrohet që të qëndrojë e fortë dhe e vërtetë, se të tillë e ka misionin: Të jetë opozitë, të jetë alternativë që e le pa gjumë qeverinë.
Ja që nuk ka gjasa që sot për sot, dikush tjetër ta bëjë dot këtë rol. Investimi i këtij populli ka shkuar për PD dhe ajo duhet të tregojë që jo i gjithë ky investim ka shkuar dëm. Këtë detyrim ndoshta nuk e di edhe aq mirë Lulëzim Basha, sepse është rishtar në atë parti, por këtë detyrim e di fare mirë Sali Berisha.
Është kjo arsyeja pse ai e pëlqeu shumë “Ligjin e Numrave të Mëdhenj”. Dhe e mbështeti fort. Sepse ai, si mjeshtër i vjetër i këtyre punëve, e di mirë forcën e “të dukurit sikur”.
Ai, pra, u interesua për të “dukurin të mëdhenj”. Duke e ndjerë distancën që sa vjen e shtohet me numrin 1 milion, Sali Berisha kupton nevojën e të fituarit kohë, të të dhënit të një doze të fortë qetësuesi. Si mjek, e di mirë se efekti i çdo qetësuesi është afatshkurtër. Por, ç’të bëjë, çdo minutë e fituar është më mirë se hiç minuta.
Dhe numrat e mëdhenj e bëjnë fare mirë këtë punë.
Le të sjellim sa më shumë në sallë, që të duket si një fraksion kongresist i masës së vërtetë.
Sa më e madhe zgjedhja, aq më e madhe e tëra. Le ta përhapim pra, sa më shpejt e sa më mirë këtë mirazh. Paçka se ku është figura e vërtetë që e pjell këtë mirazh. 7500? 300? 150? Nuk mundemi më shumë? Epo mirë, hajde me kaq.
Sali Berisha ka nevojë të ketë një grimë të vërtetë kur thotë “Ne tani jemi shumica”, në mënyrë që ta thotë sa më bindshëm. Grimca e vërtetë është që të paktën tani, në një sallë të vetme, këtu është numri më i madh i njerëzve. Dhe kjo grimcë është e vërtetë, edhe sikur të kenë të drejtë ata që thonë se salla nxë vetëm 1800.
Edhe 1800 është më shumë se kudo, sidomos në një ditë pushimi. E kështu opozitarët e vërtetë do e marrin për ca kohë si të vërtetë këtë ëndërr, ëndrrën e numrave të mëdhenj, ëndrrën e 1 milion shuplakave jo në faqen e PD. Kushedi, mbase kjo ëndërr stimulohet të ndodhë si e vërtetë një ditë. Berisha përpiqet të sugjestionojë, jo stimulojë, në fakt. Se ai beson se është magjistar i shpirtrave…
Epo, të paktën i shpirtit të Erlës dhe Jozefinës është. Ku ka zë s’është pa gjë. Kjo është aspiratë e opozitarëve të vërtetë, atyre që i besojnë alternativës më të mirë. Po kjo nuk është aspirata as e Lulit, as e Saliut.
Aspirata e Bashës është rezultati i zërave kokë-a-pilë mundësisht 50:50. Aspirata e Berishës është të blejë edhe ca kohë-besim, besim se shumë shpejt 7500 do bëhet 1 milion. Për fat, të dy konverguan në mjetin për të arritur qëllimin: Numrat e mëdhenj.
Në të kundërt, natyrisht që do kishte prevaluar aspirata e Berishës. “Shoqëria e të Dukurit” e quan shoqërinë e sotme Paul Krugman, nobelist dhe kolumnist i shquar i Nju Jork Tajmsit, në një këndvështrim ekonomik. Ai thotë:
“Kështu si është natyra njerëzore, do të ishte marrëzi që të presim përulësi nga një elitë shumë e privilegjuar. Kështu që, nëse mendoni se shoqëria ka nevojë për më shumë përulësi, duhet të mbështesni politika që do të reduktonin privilegjet e elitës”.
Paralelizmi është i kuptueshëm. Nëse nuk duam që të kemi të tjerë “Kongrese të të Dukurit”.

Me pelqejn shume shkrimet tuaja.
Perpara se te shikoni ne shtepine e tjetrit eshte me mire te hidhen syte ne shtepine tende. Rama tashme sillet si “padre padrone”, kryetar me mandat te skaduar, duke i trajtuar te gjithe si sherbetore. Nuk kuptohet se si, pasi ka punesuar “gratis” nje numer te madh keshilltaresh nga Toni Blair e deri tek Sakashvilli qe e keshillon si shok, Rama vazhdon te beje nje sere gafash si ato te projektligjeve te kthyera mbrapsht nga vete deputet e PS-se. Ne te njejten menyre si ne PD edhe ne PS u katapultuan ca njerez pa kontribute e pa pasur asnje dite pune por duke pasur si vetmen karakteristike, lidhjen me Mjaftin, dhe G99. Ben mire te mos harrosh se pikerisht shefi yt, Gjika, ishte ai qe beri afera me vjehrrin e Lulit prandaj mos na u shitni si “vergine disturbata” e te beni moral kur moral nuk keni.
Po vertetoni perdite se edhe ju erdhet ne pushtet per intersat tuaja dhe jo per te bere te miren e vendit ndaj kursejini fjalet dhe futjuni punes se deri tani nuk keni kullundrisur gje.
Kujdes se menyra se si po qeverisni do te beje qe ato “1 milion shuplakat ” t’ju fundosin ne lluce. Mos shko larg po hidhi nje sy simpatizanteve te majte ne Vlore se cfare mendojne per qeverisjen e PS-se.
Te akuzosh PD-ne per “te dukurit”eshte pavend, kur vendi drejtohet me piktore” e “artiste”” qe ngaterrojne programet ekonomike me pankartat propagandistike dhe ku arroganca e disave eshte e pashembullt ashtu si tragji-komedia e disa te tjereve qe arrin deri aty sa te martohen me kursimet e nene pensioniste.
Info anal-itike
Sa gjyna gjith kjo deshir e talent per shkrim te iken te komentet o krimb m… i Saliut. Ik te 55 zgjebs ca kerkon ketu apo u merzite nga kongresi. Sa me shk… nervat keta tipa.
Po mos u merzit more zoteri se edhe ti paske talent per gjuhe rrugesh.
Vetem se keshtu edhe ti po me jep indirekt te drejte se horrat nuk jane perqendruar vetem ne njerin krah politik..
Info pse prekesh mer lal tina? Jena horra neve ene mos u be pis me ne mer lal. Se pastaj qan ti lali. Muahhh.
Po pse e more per prekje pergjigjen time?
Une thjesht pergjigjem per respekt. Pastaj ti mund ta marresh si te duash, perderisa qesh i pari me ate qe shkruan.
infopolitike @
bravo…………..
Shkrim interesant dhe i mireshkruar si gjithmone nga ju Ilir. Megjithate ate shkrimin e para disa diteve per Grida Dumen e kishe qare, super. Edhe Luli per inat e coi te paren ne liste. Hahahaaa
Kane mbetur akoma me modelet e xhaxhit Enver
BRAVO METAJ. VLONJAT YLL.
Analize e holle me logjike te forte. Nuk kam ca shtoj pervecse uroj qe keto kambana ti degjoje edhe Rama per kongresin e tij qe pritet te mbaje.
Nga Mero Baze
Odeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që drejton revistën e gruas së Lulzim Bashës dhe kompaninë e reklamave të Kunatit të Lulzim Bashës. Është pak a shumë njeriu që kalon nëpër duar gjithë paratë e Bashkisë së Tiranës në adresë të familjes Basha. Është vajzë e shkathët dhe një socialiste e thekur. Ka punuar dikur me Edi Ramën, dhe në zgjedhjet e vitit 2007, në fushatën e Olldashit, ishte person kontakti mes stafit të tij dhe një kompanie PR të një prej kompanive celulare në vend, që ndihmonte Olldashin. Sikleti i vetëm i Olldashit ishte se ishte e majtë dhe mund të rridhte informacionin tek Edi Rama.
Dje, në listën e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mund të numëroje pa shumë hezitim 34 persona që janë miq, shokë dhe të njohur të saj, përfshi burrin e saj, motrën e saj dhe një shoqe të ngushtë, që të vetmen arsye pse janë në Këshill Kombëtar të PD, janë për shkak të saj. Ata nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike, së paku deri më 23 qershor, dhe nuk rrezatojnë asnjë personalitet publik, politik apo profesional, që t’ia vlejë ti rekrutosh si njerëz që i japin diçka Partisë Demokratike. Nga gjithë ajo listë axhamijsh, vetëm Ermal Mamaqi dhe Julian Deda janë dy artistë të rinj, që kanë krijuar një emër dhe që PD i ka thirrur në ndihmë të imazhit të saj. Pjesa emerave për të cilët po flas nuk kanë as emër, as fytyrë, por janë thjesht disa numra në listën rendore të Këshillit Kombëtar, futur nga Odeta.
Kjo histori zbulon në të vërtetë thelbin e deformuar të këtij procesi, ku nuk janë numëruar votat. Megjithë kusuret e tj në raport me të tjerët, Berisha, kur vinte puna tek çeta e tij brenda PD, vendoste disa rregulla dhe së paku mes njerëzve të vet lejonte të kishte një klasifikim. Votat për Këshillin Kombëtar të Berishës numëroheshin për gati një javë me 24 orë rresht derisa nxirrej rezultati votë më votë. Lulzim Basha, që kishte 7500 delegatë dhe duhet të zgjidhte një këshill me 400 vetë, i numëroi për dy orë. Është e kuptueshme që as i preku fare me dorë.
Po t’i kishte prekur, natyrisht që nuk do të ishte ajo listë. Përqëndrohuni pak në një detaj për të kuptuar sa e gënjeshtërt është procesi. Odeta, vajza e mirë dhe e shkathët për të cilën po flas, është njeri i afërt i familjes Basha, menaxherja e parave të tyre. Po përtej Lulit, Kunatit dhe gruas së Bashës, nuk është se është dikush i njohur në PD, bile as në lagje. Përfytyroni tani që një militant i PD-së, të ulet para fletës së votimit, të lexojë emrin Alban Male dhe ta votojë…! Përse? Çfarë i kujton? Çfarë e motivon? Askush nuk ka folur kurrë për të. Askush nuk e di nëse është ose jo anëtar i PD. Askush nuk ka idenë se përse është në listë. Askush nuk guxoi të fliste në Kuvend e të thoshte votoni dhe atë. Pra, është një super- anonim, që ofrohet nga familja Basha, vihet në listë dhe i lexohet emri si anëtar. E njëjta gjë për motrën e Odetës, e cila as në Shqipëri nuk ka jetuar. Tani që u kthye, u bë anëtare e Këshillit Kombëtar. Akoma më skandaloze është historia me zëdhënësen e re të PD. Është shoqe e ngushtë e Odetës, punonjëse e revistës së gruas së Bashës dhe një gafanjoze ekselente ekranesh, që rrezaton një cektësi të papërballueshme dhe për recepsioniste. Për çfarë arsye demokratët duhet të vendosnin kryqin mbi emrin e saj për ta votuar? Ku e kishin parë? Tek emisioni që i thotë Ferdinand Dedës, ish- dirgjentit të famshëm, Zef Deda, duke e ngatërruar me humoristin e njohur, babain e Julian Dedës…? Është thjesht një emër i lexuar në listë si anëtare që dëshmon se nuk ka pasur votim.
Nëse i hedh një sy listës në tërësi, shikon se kemi të bëjmë me së paku 34 miq, shokë dhe punonjës bashkie të Odetës, Kunatit dhe gruas së Bashës dhe pjesa tjetër ish- drejtorë të përfolur të administratës Berisha. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike nuk ka qenë kurrë kaq i tharë, kaq pa lëng politik dhe kaq pa shije në ndërtimin e një strukture kukullash. Në listë janë vetëm dy politikanë të vjetër të PD-së, që kushedi sa keq do ndjehen mes asaj liste, Agron Musaraj dhe Jemin Gjana, për të cilët kam shumë respekt, por përveç përvojës së tyre politike, aty janë jashtë çdo konteksti. Më në siklet me siguri që duhet të jetë Musaraj, të cilin kanë 17 vjet që e kanë larguar nga PD dhe tani që e kthyen, kanë larguar PD-në nga Këshilli.
Lista në tërësi përbëhet nga shokët, shoqet, burri dhe motra e Odetës, njerëzit e familjes Basha, ish- drejtorët besnikë të Berishës, të cilët justifikonin vjedhjet, për të cilat kërkoi ndjesë Basha, me besnikëri ndaj Doktorit dhe asgjë tjetër. E thënë më ndryshe, është një aleancë mes hajdutëve të vjetër të pushtetit të qeverisë Berisha, dhe hajdutëve të rinj të Bashkisë së Tiranës. Kam besim se si të tillë do t’ia dalin të funksionojnë së bashku. Veçse me PD, nuk ka mundur të tallet as Berisha për 23 vjet siç po tallet ky njeri. Edhe pse Berisha, ishte dhe është një monark në PD, lejonte ca rregulla formale gare brenda të vetëve, ku të gjithë luftonin kush e donte më shumë Berishën. Ky tjetri, ngaqë ka frikë nga gara, pasi ajo do të jetë kush nuk e do më shumë Bashën, e vrau atë që ditën e parë dhe prodhoi këtë listë turpi, të dalë nga korrupsioni dhe skandalet familjare dhe bataku i hajdutëve të pushtetit të qeverisë dhe Bashkisë së PD. Një listë ku nuk ndjehet asnjë pikë dhimbje për zhdukjen e PD. Një listë që më ngjan si preventivat e festave të Odetës për Bashkinë e Tiranës, ku përzgjidhet mall i lirë dhe faturohet shtrenjtë.
Me mire se Berisha, askush nuk e kupton,qe kjo peme eshte thare!