Kongresi pro Mueller, “mburojë” nga shkarkimi

Dita

Anëtarë të Kongresit, nga të dyja partitë, po përpiqen sërish për të mbrojtur nga shkarkimi prokurorin special Robert Mueller, i cili është drejtues i procesit hetimor që trajton rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s.

Në Uashington po shtohet shqetësimi mbi të ardhmen e tij, fill pas kritikave të ashpra të Donald Trumpit mbi vendimin e prokurorit për të bastisur zyrën dhe banesën e avokatit personal të presidentit, Michael Cohen.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se çfarë roli ka patur avokati i Trump në pagesat që u janë dhënë aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels dhe modeles së revistës erotike “Playboy”, Karen McDougal, të cilat pretendojnë se kanë pasur marrëdhënie intime me miliarderin.

Siç u tha më sipër, presidenti u revoltua nga bastisja e zyrës dhe banesës së avokatit të tij, por persona të afërt me të, si ish-guvernatori Chris Christie po e nxisin të jetë i matur.

Disa ligjvënës demokratë dhe republikanë, ndër ta, lideri i demokratëve në senat Chuck Schumer, po mbështesin një projektligj për ta mbrojtur Mueller.

Analisti John fortier thotë se nëse Trump do të vendoste ta shkarkonte prokurorin, pasojat do të ishin serioze.

Ndërsa profesori Chris Edelson shprehet se “nuk mendoj se Donald Trumpi mund të ndalë kollaj procesin që ka arritur deri në këtë pikë. Janë ngritur padi ndaj një numër njerëzish, disa prej tyre kanë pranuar fajësinë.”

Analistët kërkojnë qartësi nga Kongresi, si dhe të miratohet ligji që do të mbrojë nga shkarkimi Muellerin.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Sipas disa Kongresmeneve Demokrate qe nuk e kane marre akoma veten nga humbja e Hilari Klinton dhe fitorja e Donald Trump si President i Amerikes, e kane ulur veten dhe dinjitetin e Kongresit duke u marre me prononcimet dhe deklaratat e nje kurve te licensuar qe eshte palluar para 12 vitesh nga hypesi Trump.
    Cfare kerkojne te zgjidhin me te “besueshmen” kurven e filmave porno me gojore dhe ne cdo verre te trupit edhe ne vrimat e veshit e te hundes, ajo cdo dite pallohet me 20 hypesa a i mban mend emrat e tyre e jo me se cfare ka bere me ta dhe cfare eshte llapur.
    Perse Prokurori nuk merret me nje KURVE, qe nuk ka denoncuar 12 vite me pare n.q.s. ka pasur me te vertete objekt denoncimi por del sot pas 12 vitesh.
    Ne Amerike e kudo ne BE me te lehte e kane te besojne nje kurve se sa nje hupes qofte ky edhe President.
    Po ky Prokurori qe merret me copen e kurves vete eshte i “Virgjer” i ka rene me dore dhe ka perdorur vetem vrimen e gruas….. mos e beso po deshe, keta jane kurvare pa dinjitet.
    Trump i lumte palla, paska marre mbare gjysmen e lavireve dhe artisteve te Hollyvood-it edhe nje here i lumte PALLA edhe prej hekuri po t’a kishte do t’i ishte konsumuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *