Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
E dashur DITA! Le të vijnë kongresmenët amerikanë dhe të dëgjojnë historinë e vërtetë dhe jo trillimet që lobi grek bluan përditë. Dhe boll e quajtëm Himarën Shqipëri e Jugut. Ajo është Shqipëri e Mesme sepse jugu shqiptar është Preveza dhe Gjiri i Artës. Ndaj mesa duket do nisen për të vënë vetulla po do ngelen pa sy, sepse do dëgjojnë se nëse është prekur dikush, është prekur gjithnjë Shqipëria dhe interesi shqiptar. Se dhe këta kongresmenët nuk janë perëndia… njësoj si Bumçi apo Halimi ynë, të shkojë matanë diku dhe të bëjë gjëmën tek ndonjë fqinj. Kush e di ku fle lepuri dhe se çfarë interesi i shtyn. Tjetër lobet, tjetër Shtëpia e Bardhë, tjetër interesi gjeostrategjik konstant amerikan që tek faktori shqiptar sheh balancën ndaj influencave të superfuqive të tjera në rajon. Ndaj Rama, pa qenë nevoja të jetë harbut, t’i konvertojë këta kongresmenë në faktor proshqiptar me këtë rast dhe ndërkohë të bëjë kundërlobim më agresiv në Amerikë.
