Kongresmeni amerikan: Afro-amerikanët urrejnë të bardhët sepse janë të suksesshëm

Elton Tafaruci

Një kongresmen republikan i Karolinës së Veriut, i cili mbulon edhe një pjesë të territorit të Sharlote, atje ku për të tretën natën radhazi u regjistruan protesta të dhunshme të afro-amerikanëve, i ka hedhur benzinë zjarrit.

I pyetur nga BBC, kongresmeni Robert Pittenberg ka lëshuar një deklaratë të pazakontë. Ai tha se njerëzit më ngjyrë urrejnë të bardhët sepse janë të suksesshëm dhe ata jo.

“Kanë urrejtje, tërbim. Urrejnë njerëzit e bardhë sepse janë të suksesshëm dhe ata jo”, deklaroi ai.

Intervista e tij po përhapet me shpejtësi në internet dhe e detyroi kongresmenin që të bënte një ‘mea culpa’ në një intervistë tjetër, këtë herë dhënë për CNN.

“Kërkoj ndjesë për deklaratën. Ajo që po ndodh në vendlindjen time më thyen zemrën. Ajo përgjigjie nuk reflekton atë se cili jam dhe po interpretoja disa deklarata të protestuesve të zemëruar në një televizion”, tha Pittenger.

Protestat në Sharlote shpërthyen pas vrasjes nga ana e policisë të një afro-amerikani, që sipas raportimeve ishte i paarmatosur.

Share This Article
1 Comment
  • Policet e bardhe vrasin nji te zi te pa armatosur me duar lart,te duket se te bardhet jane me te zgjuar.
    Bota kurr nuk do gjeje qetesi!!!
    Ne kontinentin Amerikan dhe Australi racizmi do perjetoj derisa njera ngjyre te shuhet.Ndersa ne kontinentet e tjere racizmi do vegjetoje perjetesisht nga ekzistenca e nacinaliteteve,shuerja e racizmit kendejza do arrihet me shuarjen e te gjithe njerezimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *