Nga Fitim Caushi
Faik Konica e sulmon Shahin Kolonjën, mikun e tij të vjetër në mënyrë të maskuar, fillimisht te artikujt “Abetari shqip” dhe “Bashkimi i shqiptarëve”, e më pas te “Petroni i Shqipërisë”, por Fan Noli i ka bërë drejtorit të “Dritës” një mbrojtje të vërtetë prej shoqërisë greke “O elinizmos” dhe gazetës së saj “To Kratos”:
“Keni shumë të drejtë, është tradhtar e u bë patriot për të humbur pozitën, që t’i sekuestrohet pasuria…për të jetuar në skamie të madhe në Sofie dhe për t’u endur alla bohemë pas ëndrrës së një mbretërie shqiptare, duke vënë në rrezik jetën e tij, nga ndonjë kamë katile të vënë nga Sulltani”.
Në kundërshtim me ato që ka shkruar në vitin 1900, dy vjet më vonë, në polemikën me gazetën “Drita”, Konica pretendon monopolin e përpunimit të gjuhës shqipe: “U kemi thënë edhe një herë atdhetarëve një këshillë, le të përkujdesen për gjëra që i kanë mësuar e jo për të tjera, por më tepër të mos thonë gomarërira, të heqin dorë nga filologjia, se kjo shkencë kërkon mësime të veçanta e të gjata, gjer më sot në Shqipëri nuk kanë pasur kohën asnjë t’i nisë e në i niste t’i mbarojë”.
Ky pretendim i Konicës, si i vetmi që ka mbaruar studimet filologjike në Paris, ishte një tentativë për të eliminuar nga kontributi gjuhësor patriotët e tjerë shqiptarë. Shahin Kolonja përmes gazetës “Drita” shtron problemet e përpunimit të gjuhës shqipe, e cila sipas tij “ishte e aftë të shprehte çdo mendim… e zonja të prekte ndjenjat më të holla… Bukurinë e gjuhës shqipe mund ta mohojnë ata që nuk kanë sy, ndërsa muzikalitetin e saj vetëm të shurdhërit”.
Nuk janë gabimet e alfabetit të Stambollit që e tërbojnë dhe e nxitin Konicën për të sulmuar, por propagandimi që i bën Shahin Kolonja “Shkronjëtores” së Samiut si orientimi bazë për mësimin e gjuhës shqipe. Kjo, sipas Konicës, errëson vlerat e tij në fushën e gjuhësisë, me të cilën pretendon të sigurojë superioritetin e tij dhe të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve si më i madhi i tyre, për të realizuar synimin perspektiv, drejtimin e Shqipërisë pas rënies së Turqisë.
“Mëkati” i gazetës “Drita” te shkrimi “Të ruajturit e gjuhës” ishte mendimi i Shahin Kolonjës: “Kur merret një fjalë nga një gjuhë tjetër, s’merret ashtu siç është; ndryshohet e ndërtohet ashtu si e do gjuha që e merr…Kjo punë duhet t’i pëlqejë më parë veshit e pastaj syrit”. Konica ironizon Shahinin, sepse ky kishte guxuar të shqipëronte edhe emrat e huaj, për këtë, merrte si shembull emrin e një admirali të quajtur Caillart, që Shahini e kishte shqipëruar Kajar, por që Faiku e konsideron një paradoks. Më pas Faiku vijon, “si të shkruash Shekspir, Kornej, Rasin, kur bota e tërë shkruan Shakespeare, Corneille, Racine”.
Duke pasur një gjykim të errësuar në lidhje me botimet e Shoqërisë së Stambollit, Konica shkakton pakënaqësi dhe prishje të atmosferës krijuese tek intelektualët shqiptarë: “Abeja thuhet frengjisht l’alphabet, “Drita” e shkruan L’alfabet, me f në vend të ph. Të huajt që marrin këto fletë në dorë mund të thonë me vete “çfarë kombi i egër qenka ky” dhe të vetthënët shkronjëtorë s’janë të zotë të shkruajnë pa lajthim një fjalë si alphabet! E ç’lajthim, u bë vjete që po përsëritet nëpër gjithë librat e shtypura me letra të Stambollit”.
Këto janë “gabimet” e alfabetit të Stambollit sipas gjuhëtarit Faik konica! Nuk po i përmendim këto ndërhyrje të gabuara të Konicës në fushën e gjuhësisë për të ulur vlerën e tij si mjeshtër i shkrimit të shqipes dhe kontributin që ka dhënë te “Albania” për përpunimin e gjuhës, përkundrazi jemi plotësisht dakord me vlerësimet që i janë bërë nga studiues të tjerë në fushën e stilistikës, por duam të theksojmë se kur Konica pretendonte monopolin e përpunimit të gjuhës shqipe dhe eliminimin e patriotëve të tjerë për të kontribuar në këtë fushë, ende nuk e kishte arritur formimin e tij të plotë në këtë fushë dhe nuk kishte paraqitur ende një vepër gjuhësore që t’i afrohej “Shkronjëtores” së Sami Frashërit.
Profesorët Shaban Demiraj dhe Kristaq Prifti kanë theksuar: “Ndryshe nga këta veprimtarë e shoqëri…Faik Konica nuk pranoi të merrte pjesë në Kongresin e Manastirit, nuk e mirëpriti atë”. Në shkrimin “ Kongresi i shqiptarëve xhonturq në Maqdedoni”, Konica pranon: “Kuptohet për 100 arsye nuk u jap dorë të më kini në Kongres, për abenë do të mblidhet, mos kini frikë, një gjë që më pëlqen që i vetthëni kongres, jeni më të shumtët çoban, ah, mblidhuni, mblidhuni patriotët e staneve, e thirrni morrat t’ju ndihin në veprën e bukur”. Në letrën dërguar L. Nosit, Konica, e konsideronte Kongresin e Manastirit “një nga faqet më të turpshme të historisë shqipe”.
Me keqardhje Noli dhe disa patriotë të tjerë konstatojnë se Konica asnjëherë në jetën e tij nuk botoi një vepër gjuhësore me karakter shkencor. Në mënyrë ironike Noli ekspozon: “Edhe ky kusur do të ndreqet kur të na botojë Faik Beu “Themelet e gjuhës shqipe”, një vepër që e pret Vatra nga penda e artë e tij, këtu e pesë vjet. Beu u përpoq të shpëtojë nga kjo bela, duke ia kthyer prapë federatës paret që i kishte marrë avancë, po kuvendet e Vatrës kërkojnë “Themelet…”, jo paratë, po Faik Beu s’ka nge për zanatin e tij, për të cilin lëvdohet se është usta, ka nge për ziafete dhe për verëra të vjetra, por s’ka nge për të shkruar gjëra serioze”.
Gazeta e kohës “Shtypi”, nisur nga polemikat e shumta të Konicës kundër patriotëve shqiptarë, shkruan: “Kur të tjerët thonë e bardhë, ai e quan të zezë, atdhetarët i quan tradhtarë, tradhtarët i quan atdhetarë, fisnikut i thotë harbut, harbutit bujar. Ky njeri është i çuditshëm, të thuash kalë i harbuar është pak të thuash, mushkë xanxare, nuk është gjë, të thuash qen i tërbuar, as kjo nuk është gjë. Po atëherë çfarë dreqin është ky? Shkurt, është Faik Konica”.
Ky “patriot i madh” për gjuhën shqipe, mban një fjalim para profesorëve amerikanë në vitin 1923, ku lëshon direktivën: “Një zgjidhje, e cila do të kënaqë gjithë anët, do të qe një Federatë Ballkanike e pshtetur pak a shumë mbi bazat e SHBA. Ky model i bukur; si gjithë modelet e mira, mund të akseptojë ndryshime sipas konditave lokale… dhe gjuha angleze të jetë gjuhë zyrtare federale”.
Propozime të tilla, që populli shqiptar të ketë gjuhën angleze si gjuhë zyrtare, dhe jo gjuhën shqipe, dëshmon se nuk ka qenë aq i preokupuar për gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar, por për interesa financiare.
Faik Konica bashkohet me Esat Pashën kundër Ismail Qemalit
Lufta Ballkanike solli mundësinë për pavarësinë e Shqipërisë, por, në të njëjtën kohë, edhe premisat për copëtimin e saj. Ajo shtroi para shqiptarëve alternativën: me Turqinë apo me fqinjët ballkanikë. Kjo alternativë nuk e gjeti Shqipërinë në kushte të barabarta me fqinjët, asaj nuk i ishte njohur e drejta e kombësisë; madje, as autonomia. Ismail Qemali dendëson takimet diplomatike me qeveritë europiane për të shpëtuar Shqipërinë nga katastrofa. Kjo binte ndesh me synimet e Konicës, i cili, duke e ndier se Shqipërisë po i vinte një ditë e re, nxitoi t’i rregullojë punët në atë mënyrë që “Vatra” ta niste në Europë me mision, për të cilin “Dielli” shkruante: “Do të jetë një mision i lartë për çështje të mbretit të Shqipërisë, për të forcuar mbledhjen e Kombit dhe disa çështje të tjera të kufijve të vendit tonë”. Ndërkohë “Shtypi i verdhë” e paraqet kandidat për mbret: “Faik Konica akuzohet se ka shprehur kandidaturën për president të Shqipërisë”.
Për ta realizuar rrëzimin e Qeverisë së Vlorës, Konica shkon në Vlorë, ku mendonte se do të pritej si shpëtimtar i situatës, por, në fakt merr një bastun kokës nga Luigj Gurakuqi. Gazeta “Imigranti” shkruante: “Si mund të harrojë F. Konica kurajën e një burri trim që të guxonte të ngrinte dorën e të qëllojë kundra një “beu”! Po ne themi që Faik beu ka të drejtë, se një “raja” nuk duhet të kish një t’atillë guxim dhe ta shtërngonte F. Konicën që të shkojë që nga Vlora e të vijë në Durrës, të formojë një qeveri nën vijën e Esat Pashës”.
Pas shpalljes së Pavarësisë, përpara qeverisë shqiptare shtroheshin detyrat e ngritjes së shtetit të ri shqiptar si shtet i pavarur: Sigurimi në arenën ndërkombëtare i njohjes së kësaj pavarësie me kufijtë politikë shtetërorë, të përfshira brenda tyre të gjitha viset e banuara me popullsi shqiptare. Ndërkohë që Ismail Qemali dhe qeveria e tij ia filluan punës për realizimin e këtyre detyrave me rëndësi kombëtare, në 17 dhjetor 1912 zhvillon në Londër punimet Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive europiane, e cila do të shqyrtonte problemet kryesore që u krijuan nga Lufta Ballkanike, veçanërisht çështjen shqiptare. Fqinjët ballkanikë, të egërsuar nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe të nxitur nga fillimet e punimeve të Konferencës, iu vërsulën kufijve shqiptarë të mbetur nga Traktati i Berlinit. Kjo kuptohet edhe nga deklarata që ministri i Jashtëm britanik Eduard Grei, që drejtonte Konferencën e ambasadorëve të Londrës, një ditë pas mbarimit të Konferencës, më 12 gusht, bëri në Dhomën e Komuneve lidhur me caktimin e kufijve të Shqipërisë. Ai tha shprehimisht: “Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë qëllimi kryesor ka qenë që të ruhet marrëveshja midis vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në dobi të paqes në Europë”.
Qeveria e Vlorës e orientonte Esat Pashën të vazhdonte qëndresën kundër agresionit malazez. Esati, në vend që të zbatonte orientimet e Qeverisë Provizore, mbajti një qëndrim armiqësor ndaj saj, duke mos e njohur Pavarësinë e Shqipërisë. Për të realizuar planet e tij ambicioze, ai nënshkruan më 22 prill 1913 marrëveshjen e kapitullimit me malazeztë, dorëzon qytetin dhe, me premtimet e serbo-malazezëve për mbështetje, largohet për t’u vendosur në Shqipërinë e Mesme, të cilën e shpall zonë të tij. Profesor Arben Puto e quan këtë veprim të Esatit: “një akt tradhëtie”. “Kapitullimi i Esat Pashës në Shkodër dhe dorëzimi i qytetit Malit të Zi,- konkludon ai,- shënon hyrjen e tij në Historinë e Shqipërisë, nga ku zë fill edhe lëvizja e tij përçarëse”.
Përfaqësuesi rus në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, i dërgon Ministrisë së Jashtme më 30 tetor 1913: “Rivaliteti midis Esat Pashës dhe Ismail Qemalit që, në shikimin e parë, ka karakter personal, përmban pa dyshim elemente të luftës së klasave. Esat Pasha përfaqëson interesat e pronarëve të mëdhenj të tokave, të cilët në marrëdhëniet e tyre me fshatarët kanë vendosur në thelb marrëdhënie feudale. Atë e përkrahin përfaqësuesit e oxhaqeve të Shqipërisë, të cilët i shikojnë me frikë rezultatet e mundshme të politikës tepër demokratike të Ismail Qemalit”.
Si përfaqësues i oxhakësisë, Konica do të përkrahte Esat Pashën. Pas largimit nga Vlora, Konica në vend që të merrej me rrezikun që projektonte Konferenca e Ambasadorëve në Londër, merret me destabilizimin politik në Shqipëri, duke u bërë mbështetje e drejtpërdrejtë e ndërhyrjeve të huaja që rrezikonin ekzistencën e shtetit shqiptar. Kur Esat Pasha u caktua ministër i Brendshëm në Qeverinë Provizore, ai fillon veprimtarinë për ta rrëzuar qeverinë. “Dielli” shkruante: “Fijet e telegrameve të Europës këto ditë po na çudisin, me atë mënyrë që Esat Pasha u vetëkasnecua mbreti i Shqipërisë pa peshuar guvernën shqiptare e as popullin shqiptar, vetëm jeniçerët bënin të tilla vandalizma”.
Gazeta “Përlindja shqiptare”, sqaron: “Cili shqiptar pa zemër dhe i lig do t’i bëhet shok atij njeriu që punon me kaq paturpësi për interesat e armiqve të kombit tonë?”.
Shtypi i kohës përgjigjet: “Faik Konica u bashkua me “Pleqësinë e Durrësit” për shkak se Ismail Qemali nuk i dha ndonjë post apo nëpunësi pak a shumë të rëndësishme pranë qeverisë së tij”.
Këtë e përforcon edhe “Përlindja e Shqipërisë”: “Shokët e Pashait s’mund t’ia falin fajin që z. kryetar i qeverisë s’u përpoq të futen në ministri njerëz “të mëdhenj” si Faik Konica. Qysh të quhet ministër një Gurakuq që s’din ç’do me thënë qeveri dhe të lihen mënjanë burra si Faik Konica? Po Faiku qysh pajtohet me mendime të këtilla!”.
Gazeta vjeneze “Neue Preis Presse” dëshmon shërbimet e Konicës ndaj Esatit: “Duke pyetur Esat Pashën për antitudën e tij para guvernës shqiptare, u përgjigj me telshkrim me anë të Faik Konicës: Gjenerali Esat pasha Toptani nuk mund t’i përgjigjej vetë telshkrimit që i dërguan, prandaj ekselenca e tij m’u lut t’u bëj të njohur në emrin e tij, mendimet edhe gjendjet e sotme. Shqiptarët janë të bashkuar të bëjnë një reformë themelore. Ismail Qemali nuk ka më përveç Vlorën. Qytetet dhe kazatë e Beratit, Mallakastrës, Lushnjës, Elbasanit, Peqinit, Kavajës, Durrësit, Shijakut, Tiranës, Krujës, Matit… formojnë këto kërkesa:
1. Të këmbehet qëndrimi i Qeverisë prej Vlorës në Durrës,
2. Të formohet një kabinet i përgjithshëm,
3. Qeveria provizore të japë llogari para kombit për harxhimet”…
Lidhur me këtë fakt, prof. Puto sqaron: “Pollanci transmetonte fjalët e bashkëbiseduesit të tij se “ai (Faiku) dhe Toptanasit kanë për ta rrëzuar Ismail Qemalin dhe duan ta bindin Esat Pashën për formimin e një qeverie të re”.
Kristo Frashëri vë në dukje: “Shqipëria kishte nevojë për udhëheqës të shkathët politikë, të cilët provën e parë e dhanë me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare…tani ata qenë grumbulluar në Vlorë rreth Ismail Qemalit, shumë prej tyre qenë personalitete, të cilët penda e Faikut i kishte përçmuar dhe ironizuar. Vijmë kështu te gabimi i rëndë i Faik Konicës, i cili, pasi erdhi nga SHBA në Vlorë, u shkëput nga Qeveria Kombëtare e Ismail Qemalit dhe u bashkua në Durrës, me qeverinë separatiste të Esat pashë Toptanit. Asnjë motiv politik nuk mund ta përligjë këtë qëndrim të nxituar të Faikut, po të kemi parasysh se Qeveria e Ismail Qemalit, pavarësisht nga dobësitë e saj të brendshme, ishte pjellë e vullnetit sovran të popullit shqiptar të shprehur në Kuvendin e Vlorës.”
Faik Konica do të ndërmerrte një fushatë shumëvjeçare kundër Ismail Qemalit qysh në prag të Pavarësisë. Në përgjigje të drejtorit të gazetës “Aster”, Haxhi Thanasit, ai shkruan “Ismail Qemali ka 40 vjet në shërbim të Turqisë dhe reputacioni i tij është si një armik i popullit shqiptar…Në partinë Nacional-shqiptare ky është një i panjohur, ndoshta një ushtar i mirë dhe asgjë më tepër, ne presim që ai të dallohet nga disa veprime patriotike”.
Më vonë do të shkruajë: “Ky njeri, nga më të vjetrit e më të parët oxhakë të Shqipërisë së Poshtme, plot me mendje e mjaft mësim, nuk e pati turp të dalë tradhtar, grabitës e zuzar, u tall me gjakun e dëshmorëve të Shqipërisë, dhe atë djersë Ismail Qemali e ktheu në ar e bankënota, duke rrejtë botën e duke marrë më tepër se 25.000 napolona në emër të shqiptarëve pa prishur asnjë dysh për Shqipërinë…Kemi për t’ia nxjerrë në shesh ndyrësitë Ismail Qemalit…”.
Raporti i Petroviçit, dërguar Vjenës nga Vlora, më 26.8.1901, jep një shkak komprometues për Konicën: “Kur u mor vesh në Berat dhe në Vlorë…se Shahin bej Kolonja dhe Faik bej Konica ishin ndarë nga Ismail Qemal beu, miqtë e këtij të fundit e komentuan ngjarjen sikur Faik Beu ishte korruptuar prej qeverisë turke, për të shkruar kundër Ismail Qemal Beut”.
Vajtja e Konicës në Amerikë, ndikoi në përçarjen e shqiptarëve, urrejtjen kundër pavarësisë së Shqipërisë Konica e ka shfaqur haptazi në gazetën “Dielli”: “Një trumbetë prej argjendi qëlloi një mëngjes të kulluar: Shqipëria u bë më vete! Ah tani u mbarua mbretëria e larove dhe e shushunjave. Dhe me të vërtetë populli pa një çudi, po jo atë që kishim taksur ne, pa gjakpirësit në krye të Shqipërisë së lirë”.
Dhe më vonë: “Ismail Qemali shkoi në Stamboll i hequr mënjanë duke heshtur e duke përgjuar punët…kur u bind se Turqia e humbi luftën, e bashkë me luftën edhe udhën për në Ballkan, Ismail Qemali doli nga vrima… plaku zemërthatë e i vdekur nga çdo ndjenjë, i hipi në Trieste një gjemie dhe doli në Durrës…ky njeri me instinkte shumë të egra nxiu vetëdijen e shqiptarëve dhe fëlliqi flamurin tonë në sy të botës, pak nga pak i doli turpi, hoqi maskën e u duk hajduti sheshit, gjersa më në fund një oficer holandez i vuri hekurat në dorë dhe e nxori përgjithmonë nga sheshi i politikës… sikur të kish vdekur të nesërmen do të kish mbetur i paharruar…”.
Veprimtarinë politike të Faik Konicës, akademiku Rexhep Qosja do ta vlerësojë: “Ai ka qëndrim asnjanës ndaj Rilindjes Kombëtare, ka pothuajse qëndrim asnjanës ndaj “Lidhjes së Prizrenit”, nuk ka qëndrim të qartë edhe ndaj rolit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, 1913, as ndaj Konferencës së Paqes në Versajë, e sidomos ndaj Kongresit të Berlinit në 1878, në historinë e popullit shqiptar. Ai bën gabimin më të madh në jetën e tij menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, vihet në anën e Esat Pashë Toptanit. Si është e mundshme që një atdhetar si Faik Konica, të vihet në anën e një tradhëtari, i cili nuk ngurroi të shkonte në Nish dhe të merret vesh për bashkëpunimin nënshtrues me Nikolla Pashiçin, i cili për sekretar të vetin kishte emëruar serbin Gjyrashkoviç, prefekt i Durrësit në kohën e pushtimit serb!”
Sulmet kundër Gurakuqit
Bashkëpunimi i Luigj Gurakuqit me revistën Albania, fillon në verën e vitit 1898, pas pushimeve të shkollës në Shën Mitër Koronë. I zhgënjyer prej gjendjes së vajtueshme në të cilën e gjeti vendlindjen e tij, Shkodrën, Gurakuqi në revistën “Albania” do t’i bëjë jehonë Lidhjes së Pejës. Me gjithë bashkëpunimin e tyre, marrëdhëniet prishen. Sipas marrëveshjes së 25 nëntorit 1897, Konica njofton baronin Cvidinek dhe ky sinjalizon konsullin në Shkodër: “Nga letra që i ka dërguar Gurakuqi Konicës kuptohet se nuk është shumë i kënaqur prej qëndrimit të tij të tanishëm”. Pas këtij sinjalizimi, baroni i ngarkon konsullit detyrën t’i dërgonte informata mbi personin dhe familjen e Gurakuqit, si dhe mendimin e tij se çfarë qëndrimi duhet të mbante Konica kundrejt Luigj Gurakuqit dhe “a do të shihesh e këshillueshme të përdorej me një kujdes të veçantë”.
Në përgjigje, konsulli Ippen i shkruan baronit se e shihte largpamës veprimin e Konicës duke i çelur Gurakuqit shtyllat e “Albania”-s, pasi, sipas Ippenit, “Albania” shihej në Shkodër si revistë e paguar prej Austrisë dhe, po të kishte larguar Faik Beu Gurakuqin, ky veprim kishte për t’u paraqitur si një refuzim nga ana e “Albania”-s për t’i hapur faqet e revistës një patrioti shqiptar dhe Konicës “do t’i ngarkohej se bën një shërbim më tepër në favor të Austro-Hungarisë se në favor të çështjes shqiptare, por kjo gjë, – shtonte Ippeni, – nuk përjashtonte që Faik beu të mbante një qëndrim të rezervuar karshi Gurakuqit”.
Numrin e ardhshëm do të lexoni:
-Akrobacitë e Konicës kundrejt Gurakuqit dhe Nolit
-Ofendimi ndaj Gurakuqit pas vrasjes
-Zigzaget e Faikut me Ahmet Zogun

Ky eshte nder me te zgjuarit, intelektuali, patrioti, politikani paramendoni te tjeret…
Rreshteri (Caush) eshte rrogtar edhe i moskovit edhe i sulltanit te ri Erdogan. Qka bre qenke ba pishan se di shqip dhe je ne Shqiperine europiane?
Faiku e ka pas aq mir SA ska ku teveje?
Ismail qemali kish 40vjet qe punonte per turqine dhe kur i erdhi radha shqypnis per TU ber e pa varur u takonte krishterimit ta bente ket gje,jo ministrit te financave te turqise?
Probleme i durrsit APO i vlores ka qen thjesht Luft pushteti,perderisa esat pash toptani ra ne ujdi mes serbise qe ne ket rast luftoj turqine ehe esat pasha e kuptoj SE per ke luftonte dhe kujt i takonte pushteti atyre te vlores qe ishin zagaret e turqis APO e durrsit qe perfaqsonin vertet ATE te krishterimit shqiptar?
Esad Pascha kuptoj rendesin e pavarsis,por qe kjo pavarsi TU takonte vertet atyre qe luftuan künder turkut, e jo bashkepuntorve te turqise qe ne Rastin e vlores ka pas kundershtime NgA ajo e durrsit?
Troc myslimanet renden mbas pushtetit dhe tashme e haruan SE pushteti e pavarsia u takonte te krishterve gje qe Konica e shpreh qarte e pa dorashka,sepse shum pak myslimane u solidarizuan me te krishteret ne Luft künder turqise?
Sipas teje dhe skenderbeu qe qe prijes ne turqi nuk duhet te vinte ne shqiperi se jetonte turqi, shqiperis ne ato kohera i duheshin njerez qe te vepronin, dhe jo filozofira pa berqet
AVNI RUSTEMI, NJE VRASES ME PAGESE, NJESOJ SI JULIAN SINANAJ.
QEVERRIA E LUSHNJES E KONTRAKTOI DHE E PAGOI PER TE VRARE ESAT PASHE TOPTANIN, PASI E KISHTE RIVAL NE PUSHTET.
KETE FAKT E KA DESHMUAR SEKRETARI I ASAJ QEVERRIE, I CILI KA QENE PERSONI QE KA BERE PAGESEN E PARAVE.
Leconi dhe besoni historine e paster te kohes se rahmetlise Enver mos u merrni me sajimet e Fevzise e suites se tyre se futeni ne pyll pa sopat .
Ne kohen e Enverit u shkrua historia rreale e popullit shqiptar dhe u vleresuan figurat sipas merites rreale pa ndikim klanesh e bajraqesh .
A kishte te drejte Konica per mungesen e pregatitjes gjuhesore te shumices se rilindasve,per alfabetet diletanteske here me shkronja turko-arabe, here me shkronja greke te gjuhes shqipe?A kishte te drejte Konica per huazimet pa kriter dhe te shtremberuara,qe vinin nga mosnjohja e gjuheve te huaja dhe mjeteve gjuhesore te shqipes?A kishte te drejte Konica per etimologjite karagjoze te rilindasve,pa asnje kriter shkencor te emrave dhe toponimise qe vinin nga mitet e lashta greke?Shume nga keto etimologji,qe shkenca gjuhesore i ka injoruar me te drejte vazhdojne te perseriten sot nga amatore qe etimologu i madh Eqrem Cabej i ka quajtur qe ne vitet 30 “Pseudofilologe”Nga keta pseudo-filologe,te paret jane vellezerir Frasheri,qe Akilin e Iliades e quajne Aq i lehti,Homerin e quajne OMiri.Naim Frasheri perktheu disa fragmente te Iliades,qe ngjajne sot si parodi dhe nuk afrohen me perkthimin mjeshteror te Gjon Shllakut.
Mjerisht ne mesin e shek XIX Shqiperia pati nje Cabej te parakohshem ne fushe te gjuhes.Them i parakohshem,sepse keta “zuzare”,qe permend Konica e izoluan,e grabiten,e injoruan,e perzune,prej cmires,sepse u bente hije sa nje mal i larte.Ky ishte Konstandin Kristoforidhi,nxenes i Hahnit,dragoman i perandorise britanike ne Krime,nxenesi i Zosimeas,student i Maltes,laureat i Kembrixhit,Asnje shqiptar para e pas tij nuk ka kryer arsimim me te plote
perendimor sa Kristoforidhi,as Konica dhe Cabej.Dhe te mendosh se universitetin e Londres e ka kryer ne 1862,kur rilindasit shume shume mund te ishin arsimuar ne ndonje medrese.Kulmi i arsimimit te vellezesve Frasheri ishte Zosimea.Autor i alfabetit shkencor te gjuhes shqipe me germa latine,autor i gramatikes se pare shkencore te gjuhes shqipe,autor i fjalorit te pare te formatit laruss 40 mije fjalesh ne doreshkrim.Ishte merita e Faik Konices qe zbuloi kete gjigand te injoruar nga zuzaret patriote te Stambollit dhe filloi botimin e vepres shkencore te Kristoforidhit tek fletorja e tij Albania,me fjalet:-Cfare keni humbur o Dallkauke!Po te ishte aplikuar alfabeti i Kristoforidhit qe ne 1865,. kur mjeshtri e krijoi s`do kishte nevoje te behej dasma e madhe e Manastirit 40 vjet me vone.Por ajo qe e fundosi Kristoforidhin dhe margaritarin e gjuhes shqipe ne mesin e gjuheve te Europes,ishte grabitja e florinjve te mbledhur per fjalorin e Kristoforidhit nga zuzaret e kolonive te Bukureshtit.Ja c`thote vete Kristoforidhi:-.” .dhe atehere pa pyetur mua,pa cuar ze mua,pa ftuar mua,muar ato florinj te mbyllure nde banke te Vllahise per Leksikone(400 napolona flori) dhe i bene rrush e kumbulla,dasma e ziafete;ftuane bir e bija,krushq e krushqi,miq e miqesi,por te zotene e punes nuk e ftuan.Me ato qe mbetene shtypen ca vivla(Lulet e Veres shen im), ato qe m`i derguane dhe mua,por ende s`me kane mberritur.”
Keshtu perfundoi fjalori i madh i Kristoforidhit si kaposhi nje thele deri sa ju shit nje botuesi grek qe e botoi me 1/4 e volumit me 11 mije fjale si fjalor shqip-greqisht. Xhevat Lloshi-53 letra te Kristoforidhit.vepra Tirane 1972.
Tani me thuaj or Caush,a kishte te drejte Konica?Keta zuzare me punera te medha ne Stamboll ,ja mbyllen dyert Kristoforidhit,kur ishte semure me ceroze ne Stamboll,duke e detyruar te perfundoje mesues greqishte per femijet ne shkollen e kishes ne vendlindje.Kush ishin keta qe i mbyllen dyert?Ishin ata qe quan Konica zuzare,bejlere ferrash,dallkauke.
Faik Konica ky shqiptar i madh ( per te mos thene me i madhi ) me kritikat e veta ka bere shume kundershtare.
Por te marresh per te verteta disa pjese te shkeputura nga artikujt e gazetave kundershtare te Konices dhe me shume tendence, eshte me e pakta lajthitje.
Per profanin qe ka shkruar artikullin e mesiperm me synim nxjerrjen ne pah te vetes duke neperkembur Konicen e madh nuk ja vlen te merresh.
Shkrim mjaft i dobet e tendencioz.
Faik Konica nuk mund te vleresohet duke u mbeshtetur ne disa citate te shkeputur. Nje pune serioze per te vleresuar bemat e ketij kolosi po pergatit studiuesi Fotaq Andrea, i cili do ta botoje studimin e tij brenda vitit 2016, VITI FAIK KONICA i shpallur prej Shoqerise VATRA.
Botime artikujsh seriale si ky i z. Caushi jane te demshem, sepse nuk ndihmojne lexuesin per te krijuar nje mendim te sakte rreth vlerave te Faik Konices.
Pavaresisht nga disa dobesi dhe gabime, Faik Konica ka qene rilindasi yne modern. Mentaliteti i tij ishte shume me i perparuar se i shumices se rilindesve te tjere. Ky fakt ka bere qe ai te keqkuptohet e te luftohet shpesh here prej disa rilindesve shqiptare…
Thana, mos fol si e ema e Zeqos maje thanes.
Lexoji me vemendje dhe futi ne koke cfar thote studiuesi historian Caushi.
Autori ka shumw tw drejtw dhe wshtw shumw I saktw nw ato qw thotw. Nuk shkruhet historia me pwrshtypjet qw u kanw mbetur nw kokw nga lexime dilentateske, kur na pwrshkruajnw se si e hante pulwn Faik Konica.Mos jepni mend para se ta mbushni kaplloqen. Faktet qe Zoti CAUSHI PWRMEND jane me se te verteta. Mjafton qe u lidh me Esad Pashen dhe Zogun, s’ke nevojw te zwsh ne goje te tjerat. Ishte nje sahanlepires, si gjithe bejleret, qe s’punuan asnje dite per te jetuar, por vetem nderonin flamujt.