Konispol, sekuestrohen 160 kg kanabis në kufi me Greqinë

anazapta

Të paktën 160 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa janë sekuestruar nga policia orët e para të mëngjesit të datës 2 janar në Konispol.

Sipas policisë, lënda është bllokuar në kufi me Greqinë dhe uniformat blu të të dyja vendeve janë vënë në kërkim të transportuesve, të cilët e kanë braktisur ngarkesën sapo kanë vënë re se ndiqeshin nga policia.

Mësohet se në komisariatin e Sarandës janë shoqëruar 8 persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni në lidhje me trafikun.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *